Atletikë

Kryesonte maratonën, humbet ndjenjat 2km larg finishit

Atleti australian Michael Shelly ka mbrojtur titullin në garën e maratonës në Lojërat e Komunuelthit, por për të fitorja ka qenë më së shumti me fat. Në një ditë të diel të kushtëzuar nga temperaturqat e larta, gara e maratonës po kryesohej deri 2km larg finish nga atleti skocez Callum Hawkins,  ishte shkëputur 2 minuta nga rivalët. Por lagështia e lartë dhe temperaturat përvëlueëse bënë që në kilometrin e 38-të ai të humbiste ndjenjat.

Pasi përshkoi disa qindra metra duke ecur zig-zag në rrugë, pasi mezi e mbanin këmbët, në kilometrin e 38-të ai u rrëzua, duke mos u ngritur dot më. E menjëhershmë ndihma e parë nga ana e stafit mjekësor dhe u dërgua me urgjencë në spital, por është jashtë rrezikut për jetën. Madje atleti skocez ishte ende i shtrirë në rrugë në momentin që u parakalua nga australiani Shelly, që fitoi garën me 2h16’46”. I dyti u rendit Munyo Solomon i Ugandës dhe i treti sklocezi Robbie Simpson.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Atletikë