Futboll

Kualifikohet për herë të parë në Botëror, 11 tetori bëhet festë kombëtare

Panamaja shkroi historinë e futbollit botëror, pasi për herë të parë u kualifikua për në një Botëror, atë të Rusi 2018, ku do të jenë edhe djemtë e trajnerit Hernan Dario Gomez. Vendi i tretë në grupin e Amerikës së Veriut i ka dhënë kualifikimin matematik skuadrës së Panamasë dhe sot i gjithë vendi ka festuar këtë ngjarje historike.

Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, ka vendosur që ta dekretojë 11 tetorin, ditën që çoi për herë të parë këtë vend në një Botëror të futbollit, si ditë feste kombëtare, duke e bërë ditë pushimi me ligj. Ai e ka konsideruar këtë kualifikim të kombëtares si ngjarje historike, ndaj gjithnjë, 11 tetori, do të jetë ditë feste në Panama.

Më shumë nga Futboll