Futboll

Kualifikohet Uruguai, Ministria e Mjedisit feston me marijuanë

Një herë në vit është e ligjshme… të çmendesh. E thonin latinët, pa specifikuar që ajo herë në vit mund të koncidojë me një kualifikim për të tetat e finales së Kupës së Botës. Pikërisht në Uruguai kanë zbatuar fije për pe shprehjen latine, duke festuar si kurrë më parë kualifikimin e kombëtares për në turin e eliminimit direkt. Në Ministrinë e Mjedisit për shembull dikush ka menduar që të marrë me vete në zyrë disa ëmbëlsira për të festuar suksesin e përfaqësueses së udhëhequr nga Tabarez. Për dreq, që protagonisti i këtij episodi, sikurse raporton “El Pais”, ka harruar tu tregojë kolegëve një sekret të vogël, brenda kekut kishte një përbërës sekret.

Bëhet fjalë për të famshmet “brownies speciale”, sikurse njihen në Amerikën Jugore “brownies locos”, që në brendësi të tyre përmbajnë marijuanë. Eventualisht receta është përgatitur në perfeksion, sepse ëmbëlsirat u mbaruan të gjitha. Porn ë atë pikë që dikush që i kishte konsumuar u ndie më pas keq dhe u detyrua të transportohet për në spital, për t’ju nënshtruar kontrolleve shëndetësore, të paktën sikurse një dëshmitar raporton për “El Pais”: “U ndiem shumë keq dhe njëra prej vajzave u tremb shumë. Për këtë arsye dikush njoftoi ambulancën”. Nër përfundim asgjë e rëndë, të paktën nga pikëpamja shëndetësore. Por në atë legjislativ…ka nisur hetimi për personin që ka infiltruar ëmbëlsirat e ndaluara.

Aspak mirë, sepse ndonëse është e vërtetë që në Uruguai është legalizuar së fundmi, nga ana tjetër ligji parashikon se nuk mund të konsumohet në vendin e punës. Është kjo arsyeja pse Ministria e Mjedisit do të nisë një hetim për të përcaktuar përgjegjësit e shkeljes proceduriale. Bëhet e ditur se protaginisti në fjalë mendohet se nuk është asnjë funksionar i lartë i ministrisë, por një anëtar shumë i ri i stafit, pa eksperiencë administrative.

 

Më shumë nga Futboll