Kombëtarja

Kualifikuesja e shtatorit, Maqedonia do ta presë Shqipërinë në Strumicë?

Finalja e Kupës së Maqedonisë në futboll, e luajtur të mërkurën ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit, ishte një test provues për të parë nëse në stadiumin “Mlladost”, në Strumicë, Maqedonia mund të mirëpresë Shqipërinë në eliminatoren për “Botërorin 2018”. Dhe kjo ndeshje ndërkombëtare futbolli mes kombëtareve të dy vendeve fqinje, me rrezikshmëri të lartë për shkaqe të shumta etnike, sipas të gjitha gjasave do të luhet në “Mlladost” të Strumicës, pasi stadiumi ka filluar të rinovohet dhe ka marrë një pamje të mirë. Për të qenë gati për takimin e shtatorit nevojiten të përgatitet edhe tribuna VIP dhe ajo e gazetarëve. Federata Maqedonase e Futbollit po bën maksimumin që deri në muajin shtator të kompletohet stadiumi dhe të përmbushen të gjitha standardet, që kërkon UEFA. Kujtojmë se ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, e luajtur në Shkodër, ka përfunduar me rezultatin 2-1 për kuqezinjtë.
Nga Shkupi, RESHAT IBRAHIMI

Më shumë nga Kombëtarja