Boks

Kubrat Pulev zyrtarizon duelin me Fury, më 27 tetor

Boksieri bullgar Kubrat Pulev, 37 vjeç, ka konfirmuar sot se do të rikthehet në ring me 27 tetor, kur në Sofie, në vendlindjen e tij, do të duelojë me rivalin britanik Hughie Fury, sfidë e vlefshme për peshat e rënda. Kjo përballje do të jetë një eliminatore mes dy boksierëve në kategorinë IBF dhe fituesi pritet që vitin e ardhshëm të duelojë me kampionin e këtij Divizioni (aktualisht titullin e mban Anthony Joshua).

Ishte planifikuar që Pulev të duelonte fillimisht me Dillian White dhe më pas me Jarrell Miller, port ë dy ata e hodhën poshtë idenë e një sfide eliminatore, por sot “The Cobra” konfirmoi se ka arritur një marrëveshje me Hughie Fury, kushëririn e Tyson Fury. Bullgari, 25 fitore dhe vetëm një humbje në karrierën e tij (4 vite më parë ndaj Wladimir Klitschko), shpreson që ta fitojë këtë sfidë dhe të duelojë me Joshua.

Whyte dhe Miller e refuzuan këtë përballje, por Fury ishte dakord. Data e duelit është e konfirmuar, 27 tetor. Do të jetë një sfidë shumë interesante, pasi Fury është një boksieri i ri, por shumë i mirë”, tha Pulev, që në tetor të vitit të kaluar duhej të duelonte me Joshua, por u dëmtua. Bullgari mundi në prill të këtij viti amerikanin Kevin Johnson.

Më shumë nga Boks