Futboll

Kujdes Juve, është Cristiano Ronaldo më i mirë i të gjitha kohërave

Juventus përgatitu! Cristiano Ronaldo me të cilin do të përballet më 3 qershor në finalen e Ligës së Kampioneve në Kardif është në versionin më të mirë të tij të të gjitha kohërave. Pas një fillimi sezoni të komplikuar është kthyer të jetë vendimtar për Real Madrid-in me një muaj të jashtëzakonshëm. Vendimtar në ndeshjen e prapambetur ndaj Vigo-s në La Liga me një dygolësh, CR7 ka firmosur 13 gola muajin e fundit. Mes viktimave edhe Bayern me Atletico-n.

foto lapresse

Nëse Zidane ka mbërritur në këtë pikë të sezonit ku pret të fitojë dy trofe, kjo mbi të gjitha edhe falë formës së jashtëzakonshme të portugezit i cili në momentin më të rëndësishëm të sezonit, la pas krahëve një fillim të komplikuar duke arritur të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të shënojë dhe të jetë vendimtar. Këtë e tregoi në Balaidos në Vigo me një dygolësh në La Liga në shtëpinë e Celta-s, dhe tashmë Real Madrid-it i mjafton vetëm një pikë për të ngritur titullin. Në muajin e fundit Ronaldo ka ndëshkuar 13 herë portën kundërshtare duke udhëhequr me vendosmëri fatin e Merengues.

Image result for zidane and cristiano ronaldo

Ashtu si ndaj Celta-s, e njëjta gjë edhe ndaj Sevilla-s disa ditë më parë me të majtën kirurgjike mes shtyllave, vendimtar ashtu si ndaj Valencia-s në La Liga pas humbjes 3-2 në “El Clasicco” e cila rihapi luftën për titull me Barcelona-n. Por nëse në kampionat golat e tij po shenjojnë rrugën drejt objektivit, edhe më vendimtare është prezenca e tij në Champions. Tregolëshi ndaj Bayern Munich dhe më pas ndaj Atletico Madrid-it, janë sinjal i qartë i formës së momentit të asit nga Madeira, frut edhe i menaxhimit të zgjuar të sezonit nga ana e trajnerit Zidane.

Më shumë nga Futboll