Futboll

Kukësi: “9 pikë në 3 ndeshje për objektivin, titullin kampion”

Pas humbjes së pësuar në transfertë ndaj Skënderbeut, skuadra e Kukësit, tashmë në vend të tretë të klasifikimit ishte sot subjekt i një mbledhje urgjente. Në përfundim të saj, klubi verilindor ka dalë në një komunikatë, nëpërmjet të cilës ka sqaruar arsyet e mbledhjes, konkluzionet e saj dhe pretendimet ndaj gjykimit arbitrar. Me ultimatumin për fitimin e 9 pikëve në tre ndeshjet e radhës, objektivi sezon i Kukësit mbetet i pandryshuar, titulli kampion, edhe pse tashmë verilindorët ndodhen 9 pikë larg Skënderbeut kryesues.

Image may contain: 4 people, people playing sports, stadium, grass and outdoor

“Sot paradite është mbledhur bordi i FK Kukësit, ku bëjnë pjesë lojtarët më të vjetër dhe më me pervojë si dhe stafi. Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me takimin e djeshem ku ekipi nuk i fitoi në Korçë 3 pikët shumë të vlefshme dhe që ishin mundesia për tu afruar me rivalin kryesor, Skëndërbeun. Në ditët në vazhdim stafi teknik do të analizojë me përgjegjësi  të gjitha gabimet që çuan në këtë humbje,dhe marrjen e masave për ndeshjet në vazhdim. Gara vazhdon, asgjë nuk ka përfunduar dhe ekipi do të bëjë më të mirën për të arritur objektivin kryesor, fitimin e kampionatit”, citon njoftimi nga klubi verilindor.

Image may contain: 3 people, people playing sports and outdoor

“Nga presidenca u vendos objektivi, që në tre javët në vazhdim të merren 9 pikët ndaj Lushnjes, Teutës dhe Luftëtarit. Klubi proteston dhe ndaj arbitrimit për mos korrektësi. Kjo u pa që në fillim të takimit kur lojtari i Skëndërbeut, Gledi Mici goditi lojtarin tonë Ethemin, duke e bërë këtë të fundit të pamundur t’i sherbente ekipit me maksimumin e tij, e për pasojë u detyrua të lëre fushën e lojës. Klubi gjithashtu ka rezerva edhe në dhënien e kartonit të dytë të verdhë dhe nxjerrjen jasht loje të Vangjelit, i cili ishte dhe vetë i vetëdijshëm, sa e priti me qetësi vendimin e arbitrit për ta nxjerrë nga loja në minutën e 77’”, përfundon komunikata e klubit të Kukësit.

Më shumë nga Futboll