Connect with us

Kampionati Shqiptar

Kukësi afron sulmuesin brazilian, Elton Pereira Gomes

Kukësi ka bërë goditjen e radhës në merkaton e janarit. Me ekipin verilindor është afruar zyrtarisht Elton Pereira Gomes, apo siç njihet nga të gjithë me pseudonimin “Cale”.

Kukësi ka bërë goditjen e radhës në merkaton e janarit. Me ekipin verilindor është afruar zyrtarisht Elton Pereira Gomes, apo siç njihet nga të gjithë me pseudonimin “Cale”. Sulmuesi brazilian, nga dita e sotme është bërë pjesë e kampionëve të dimrit. Cale është një dëshirë e trajnerit Gjoka dhe me këtë përforcim, faza sulmuese e kryesuesve është e blinduar. Braziliani do të niset nesër drejt Turqisë, për t’iu bashkuar Kukësit. Ai ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur me shumë klube në Europë dhe Ballkan. Cale ka luajtur për shumë kohë në Portugali dhe në Greqi me ekipe të ndryshme.

Flet Cale – “Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Kukësit. Do të bëj më të mirën time për klubin dhe objektivat i kam të qarta. Do të luftojmë për titullin kampion dhe shpresoj se do ta fitojmë në fund, për këtë kam ardhur këtu. Jam i mirëpritur nga klubi dhe drejtuesit e tij dhe kam gjetur një ngrohtësi të madhe. Nesër i bashkohem ekipit dhe po pres me padurim të nis përgatitjet me pjesën tjetër të grupit”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar