Kampionati Shqiptar

Kukësi akomodohet sot në Shkodër, stërvitje ambientuese në “Loro Boriçi”

Skuadra e Kukësit tashmë është gati për ndeshjen e rëndësishme të 11 korrikut, që do ta luajë në kuadrin e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndaj ekipit maltez të Valleta, në orën 19:00, stadiumi “Loro Boriçi”. Verilindorët gjatë ditës së hënë kanë zhvilluar seancën stërvitore në kompleksin “Internacional”, nga ora 09:30 deri më 11:00.

Sot, të besuarit e Peter Pacult do të nisen drejt Shkodrës, në orën 11:00. Pas akomodimit në hotel “Colosseo”, lojtarët dhe stafi do të kenë mundësi të çlodhen. Gjatë pasdites, në orën 17:30 deri më 18:30, skuadra do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”, në prag të përballjes me Valleta.

Klubi nënkampion i vendit, edhe njëherë i ka ftuar të gjithë tifozët që të jenë të pranishëm në stadiumin e Shkodrës për të mbështetur Kukësin: “Lojtarët dhe stafi i klubit tonë premtojnë se do të bëjnë maksimumin për të siguruar një fitore, për ta patur sa më të lehtë kualifikimin për në fazën tjetër. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar