Kampionati Shqiptar

Kukësi bëhet me sulmues, merr Sebino Plakun për Kupat e Europës

Kukësi vijon punën në merkato, duke qenë mjaft aktiv në këto ditë të nxehta qershori. Sot ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Sebino Plaku, i cili do të veshë fanellën e nënkampionëve të Shqipërisë në Kupat e Europës. Vetëm për këtë angazhim europian është bërë marrëveshja aktuale, por dihet që dëshira e trajnerit Peter Pacult është për ta pasur për gjithë sezonin e ardhshëm, duke qenë se e shikon si një zëvendësues për Sindrit Gurin.

Sidoqoftë, Kukësi është në merkato për të afruar sulmues me peshë, për të mbushur boshllëkun e lënë nga goleadori shkodran, që tashmë është transferuar në Belgjikë. UEFA e ka zyrtarizuar në shortin e Champions-it skuadrën verilindore, duke e konsideruar të përjashtuar Skënderbeun kampion, por korçarët janë sy e veshë nga CAS-i i Lozanës. Në të vërtetë, në faqen e kësaj gjykate sportive sipërore, nuk figuron si çështje për diskutim deri në muajin tetor reklamimi i klubit juglindor.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar