Futboll

Kukësi denoncon dhe dënon dhunën në Laç

Skuadra e Kukësit ka fituar sot me rezultatin 1-0 në transfertë ndaj Laçit, duke rimarrë vendin e dytë në klasifikim, por duke paguar një çmim të shtrenjtë. Sipas pretendimeve të verilindorëve, kontigjentin kuksian është dhunuar sot psikologjikisht dhe fizikisht nga tifozët kurbinas. Veç fotove dhe akuzave e dononcimeve, klubi i Kukësit ka publikuar edhe një deklaratë, përmes të cilës dënonte ashpër dhunën duke kërcënuar me denoncim dhe me vijimin e procedurave ligjore ndaj Laçit.

Image may contain: 4 people, people standing, stadium and outdoor

“Klubi i Kukësit e konsideron si skandaloze dhunën e ushtruar në satdiumin e Laçit gjatë takimit të sotëm. Ndeshja nisi e tensionuar me kore masive, vuvuzela, (që janë të daluara nga rregullorja e futbollit). Sharje në kor që fyenin klubin dhe lojtarët. Gjatë ndeshjes u goditën me gurë nga tifozëria lojtarët tanë, Bujar Idrizi dhe Elton Cale, ku u dha ndihma e parë nga stafi mjekësor. Klubi vendosi vijimin e lojës edhe pse u shqyrtua alternativa që të tërhiqej ekipi nga fusha e lojës. Pas ndeshjes, gjatë futjes së ekipit në dhomat e zhveshjes u godit me gurë lojtari, Albi Alla. Gjithashtu janë goditur më gurë në kokë dy tifozë të Kukësit, dhe dy të tjerë janë arrestuar. Është paradoksale të ndalohen viktimat dhe jo agresorët”, citon deklarata e klubit kuksian.

Image may contain: one or more people, sky, grass, outdoor and nature
“Klubi disponon gjithë fotot dhe pamjet e kësaj dhune dhe do ti dërgojë në instancat përkatëse në FSHF. Gjitashtu kontenstojë arbitirmin, ku mendojmë se rasti i penalltisë nuk ishtë i tillë, dhe se loja e e pjesës së parë bashkë me shtesën kishin përfunduar. E pafalshme ishte dhe dhënia e kartoinit të verdhe lojtarit në fjalë gjatë nxehmjes. Të gjitha shqetësimet tona ia kemi paraqitur dhe të deleguarit të FSHF-së. Theksojmë se nuk është hera e parë që gjatë ndeshjeve në Laç, ekipi ynë vihet përpara probelemeve të tilla që cënojnë jo vetëm rregulloren e futbollit, por rrezikojnë seriozisht jetën e lojtarve, satfit dhe tifozëve tanë. Klubi falenderon lojtarët dhe stafin që treguan shpirt të lartë gare dhe tolerancë duke rrezikuar dhe jetën , por duke luajtur si dinjitozë dhe profesionitë. Mirënjohje dhe për tifozët, të cilët iu gjendën pranë ekipit , duke sakrifikuar jo pak”, përfundon komunikata dhe reagimi i klubit të Kukësit.

Më shumë nga Futboll