Kampionati Shqiptar

Kukësi e nis me fitore ndaj Kamzës mbrojtjen e titullit

Kukësi, skuadra kampione në fuqi e kampionatit shqiptar, e ka nisur në mënyrën e duhur sezonin e ri. Skuadra e Milinkovic ka vuajtur, por në fund ka arritur të marrë tri pikët kundër Kamzës, ekipi që është ngjitur këtë vit në Kategorinë Supriore. Ndeshja e zhvilluar sot në “Zeqir Ymeri” ka qenë e luftuar, me miqtë që janë treguar më të rrezikshëm.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Gjithsesi, në fund ka fituar eksperienca e kampionëve, të cilët kanë marrë tri pikët e para të kampionatit falë një penalltie të realizuar në minutën e 64-t nga Bakaj. Falë kësaj fitoreje, Kukësi ka mundur të hedhë pas krahëve humbjen e pësuar para tri ditësh kundër Tiranës në Superkupën e Shqipërisë. Në javën e dytë kampionët do të kenë një detyrë akoma më të vështirë, sepse do të luajnë në fushën e Partizanit.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar