Connect with us

Champions League

Kukësi e pëson në fund ndaj Sheriff Tiraspol

Kukësi ka qenë i pafat në ndeshjen e parë të raundit të parë të eliminatoreve të Champions League teksa ka pësuar gol në minutat e fundit të ndeshjes pas një penalltie të shkaktuar nga mbrojtësi Serran. Deri në momentin e golit kampionët e Shqipërikanë menduar më tepër të qëndrojnë solidë në prapavijë dhe nuk kanë rrezikuar portën kundërshtare, por pas golit të pësuar Kukësi ka dalë në sulm dhe në sekondat e fundit të ndeshjes ka humbur një mundësi të artë me një nga sulmuesit. Gjithsesi përmbysja në ndeshjen e kthimit nuk është një mision i pamundur.

 

Më shumë nga Champions League