Futboll

Kukësi godet në merkato, firmos me ish-sulmuesin e Laçit, Rexhinaldo

Sulmuesi që dukej sikur mungonte në organikën e Kukësit pas largimit të Sindrit Gurit, është gjetur më në fund. Klubi verilindor ka zytarizuar arritjen e marrëveshjes me Arturo Rexhinaldo. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare në facebook të Kukësit, ku ndër të tjera shkruhet. “I bashkohet dhe një tjetër sulmues, FK Kukësit! Klubi jonë ka arritur të mbyllë një marrëveshje ditën sotme me Reginaldo Artur Faife. 28-vjeçari luan në rolin e sulmuesit dhe ka firmosur një kontratë një-vjeçare me FK Kukësin. Të hënën pritet ti bashkohet ekipit tonë para ndeshjes së raundit të dytë të ligës së kampioneve kundër ekipit Qarabag të Azerbaixhanit. I urojme suksese Reginaldo Faifes!”

Në fakt kishte ditë që përflitej një lëvizje e tillë në merkato, por vetëm pasditen e së premtes ka ardhur zyrtarizimi. Rexhinaldo është një emër shumë i njohur për kampionatin tonë, teksa në dy vitet e fundit ka luajtur me Luftëtarin dhe Laçin, ku ka bërë performanca shumë pozitive. Në sezonin e fundit me fanellën e kurbinasve, Rexhinaldo shënoi 18 gola dhe asistoi për shokët në 5 raste. Ai tashmë pritet të jetë lideri i sulmit te Kukësi në kampionat dhe Champions League dhe me një ekspert si Plaku pas krahëve do e ketë më të lehtë rrugën drejt rrjetës. Ndërkohë për Kukësin me këtë goditje në majën e sulmit me shumë gjasa merkato mund të quhet e mbyllur për këtë sezon. Në raundin pasardhës të Champions, kuksianët do të vihen përballë Karabak, ku kapiten është futbollisti shqiptar, Ansi Agolli.

Përgatiti: Ardit Hoxha

Më shumë nga Futboll