Europa League

Kukësi humb 3-0 në tavolinë, ja dënimet e plota të UEFA-s

Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka nisur dje shqyrtimin e problematikës që çoi në ndërprerjen e ndeshjes së parë të turit të tretë kualifikues mes Kukësit dhe Legias së Varshavës. Mirëpo, dosja ka qenë voluminoze, kështu që ky organ juridik ka qenë i detyruiar ta japë vendimin sot në mëngjes.

Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka nisur dje shqyrtimin e problematikës që çoi në ndërprerjen e ndeshjes së parë të turit të tretë kualifikues mes Kukësit dhe Legias së Varshavës. Mirëpo, dosja ka qenë voluminoze, kështu që ky organ juridik ka qenë i detyruiar ta japë vendimin sot në mëngjes.

 

Më konkretisht, rreth orës 09:00, UEFA ka njoftuar se Kukësi e humbet ndeshjen në tavolinë, me rezultatin 3-0, ndërsa gjobitet edhe me 70 mijë euro. Veç kësaj, skuadra nënkampione e Shqipërisë është e detyruar t’i luajë dy ndeshje pa tifozë në Shqipëri, në harkun e dy edicioneve në Kupat e Europës. Madje, ndeshja e dytë është me kusht. Nëse ka ndonjë incident sado të vogël i shtohet edhe loja e dytë.

Uefa

Vendimi i UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë, Kukësi-Legia

Vendimi i UEFA-s ka edhe bazën ligjore përkatëse, konkretisht:
1. Ndeshja nuk është zhvilluar e gjitha (neni 26 i rregullores së Ligës së Europës).
2. Hedhja e sendeve në fushë, e flakadanëve dhe fishekzjarreve (neni 16, 2 b dhe c).
3. Shqetësimi dhe tensioni i ardhur nga tifozët vendas (neni 16 2 h).
4. Baner i palejueshëm (neni 16 2 dhe e).

Kukesi -Legia, Duda i demtuar

Goditja me send të fortë në kokë e Duda çoi në ndërprerjen e ndeshjes Kukësi-Legia

Kësisoji, ndëshkimi ka shkuar në njëfarë mase edhe te tifozët, sepse humbja në tavolinë dhe gjoba, që gjithsesi duket e pranueshme para asaj që pritej, ishin “fatura të prera” që kur u ndërpre ndeshja në minutën e 51-të, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Goditja me një send të fortë e sllovakut të Legias, Duda, bëri që gjyqtari zviceran dhe zyrtarët e UEFA-s të mos e vazhdonin më lojën, me pretekstin se nuk kishte siguri në stadium.

https://www.youtube.com/watch?v=Ihlhn2ABkaI

Pavarësisht ngulmimit të drejtuesve të Kukësit për të nxjerrë tifozët nga stadiumi dhe luajtur në një impiant të boshatisur, kjo gjë nuk u bë e mundur. Tashmë verilindorët duhet të udhëtojnë drejt Polonisë e të luajnë ndeshjen e kthimit me Legian, ndërsa përparimi më tej në Ligën e Europës duket një mision i pamundur. Vetëm një fitore 4-0 e lart i kualifikon nënkampionët e Shqipërisë, çka duket iluzion ndaj një kundërshtari mjaft të fortë. Njëkohësisht, mbetet të shihet edhe qëndrimi i presidentit, Safet Gjici, që ditët e fundit ka lënë të kuptohet për një “divorc” me Kukësin, ndërsa po i vetëafrohet Vllaznisë.

[total-poll id=62013]

Më shumë nga Europa League