Kategoria Superiore

Kukësi-Kamza, sfidë që premton spektakël në fundin e javës së pestë të Superligës

Kukësi-Kamza, sfidë që premton spektakël në fundin e javës së pestë të Superligës

Të dielën do të luhen dy sfidat e fundit për javën e pestë të Superligës. Kështu Kukësi do të përballet me Kamzën në një sfidë, ku skuadra verilindore do të kërkojë të marrë tre pikët e rradhës, ndërkohë që Kamza në anën tjetër do të tentojë të vijojë me kthesën në kampionat, tashmë nën drejtimin e Klodian Duros. Kukësi vjen pas dy javëve pozitive në kampionat, pasi ka mundur në javën e katër Teutën 1-0 në transfertë, ndërsa më herët mundi Tiranën 3-1.

Në dy sfidat e para të kampionatit, Kukësi barazoi ndaj Laçit me rezultatin 1-1 ndërsa në javën e dytë të Superligës u mund nga Flamurtari në transfertë me rezultatin 1-0. Skuadra Verilindore vjen në këtë përballje me disa mungesa të rëndësishme, siç është ajo e mesfushorit Musolli, që do të mungojë gjashtë muaj për shkak të dëmtimit të ligamentit. Sakaq në krahun tjetër, Klodian Duro, ka shprehur ambicien që të marrë pikë në këtë takim.

Kamza e drejtuar prej tij fitoi në javën e katër të Superligës ndaj Kastriotit me rezultatin 2-0, ndërsa është mundur minimalisht në javën e tretë dhe të dytë nga Teuta dhe Partizani, me rezultatin 1-0 në secilin takim. Ndërsa me tre pikët e marra në dy takimet e tjera, atë të javës së parë dhe ndaj Kastriotit një javë më parë, Kamza ka 6 pikë, duke mbajtur vendin e 6-të në renditje,  me një pikë më pak se Kukësi. Sfida mes Kukësit dhe Kamzës  do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër të dielën në orën 18:45.

Më shumë nga Kategoria Superiore