Futboll

Kukësi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Teutës, arsyeja është interesante

Kukësi nuk dëshiron të luajë ditën e hënë kundër Teutës. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar që ky takim të luhet në fillim të javës, por drejtuesit verilindor kanë një problem të madh. Ata nuk kanë sulmues. “Lokomotiva e ekipit”, Artur Reginaldo është grumbulluar nga kombëtarja e tij e Mozambikut për ndeshjen e radhës dhe i është kërkuar që të niset të hënën.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Nisur nga ky problem, verilindorët kanë kërkuar që sfida ndaj Teutës të shtyhet, ose të afrohet. Ekipi i trajnerit Armando Cungu ka probleme në sulm, pasi Haris Harba zgjidhi kontratën me drejtuesit kuksianë, ndërsa Dino Spehar nuk është aty ku duhet. Nuk premton siguri apo protagonizmin e afrikanit. Të gjendur në vështirësi, zyrtarët e nënkampionëve janë detyruar të kërkojnë shtyrjen e sfidës ndaj durrsakëve.

Kukësit nuk i tolerohet më asnjë hap fals, prandaj dhe tekniku shkodran do që të ketë forca të plota për sfidën ndaj bregdetarëve. Të shohim dhe të presim se çfarë do të ndodhë, megjithatë duket e vështirë që një kusht i tillë të pranohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Reginaldo, pavarësisht se po kalon një moment jo të mirë, është sulmuesi kryesor i ekipit të tij.

Më shumë nga Futboll