Futboll

Kukësi-Lushnja, verilindorët me mungesa në këtë sfidë

Kukësi-Lushnja, verilindorët me mungesa në këtë sfidë

Kukësi do të luajë të shtunën kundër Lushnjës në ndeshjen e javës së 14-të të kampionatit. Pas humbjes me Skënderbeun ekipi verilindor kërkon të marrë pikët e plota, duke shfrytëzuar dhe rastin që ndeshjen e luan në shtëpi.

Të besuarit e trajnerit Mladen Milinkoviç kanë lënë kryeqytetin të premten paradite dhe janë nisur drejt Kukësit, ku kanë zhvilluar edhe një seancë stërvitore pasditen e të premtes në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Ekipi verilindor kërkon në këtë sfidë vetëm fitoren.

Në dispozicion të trajnerit nuk do të jenë dy futbollistët. Kale dhe Krkëtiç do të mundojnë në sfidën ndaj Lushnjës, që edhe pse duket një kundërshtar modest për Kukësin, sërisht mund të hapë probleme.

Nga ana tjetër, për të pasur mbështetjen e tifozëve në këtë sfidë, klubi ka vendosur që hyrja në stadium për tifozët të jetë falas. Madje ata bëjnë thirrje për sa më shumë mbështetje në këtë sfidë, që për Kukësin vlen vetëm tre pikë.

Në rast të një hapi fals, ekipi rrezikon shumë duke nisur nga pozitat e trajnerit Mlladen Milinkoviç. Pas disfatës ndaj Skënderbeut, presidenca ka vendosur që ekipi të marrë 9 pikë në tre ndeshjet e radhës, duke filluar me sfidën ndaj Lushnjës.

Më shumë nga Futboll