Champions League

Kukësi mëson rivalin e ardhshëm, do të jetë Qarabag-u i Agollit!

E bukur kjo! Kukësi ka mësuar rivalin e mundshëm me të cilin do të përballet në turin e tretë kualifikues për në Champions League, duke supozuar se do të kalojë Sheriff Tiraspol-in (pas humbjes 1-0 në transfertë).

Kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me skuadrën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, e cila është Qarabag, favorite për të kaluar turin e dytë pas fitores 5-0 në ndeshjen e parë me Samtredia-n. Kjo ishte një nga mundësitë më të komentuara në rrjetet sociale para shortit dhe ndodhi. Ndeshja e parë do të luhet në Azerbajxhan më 25/26 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 1/2 gusht në “Elbasan Arena”.

Legia Warszawa, skuadra ku do të luajë legjionari kuqezi, Armando Sadiku, do të përballet me FC Astana-n e Kazakistanit.

 

Më shumë nga Champions League