Gossip

Kukësi në dasëm, martohet Ylli Hoxha

Kukësi ka nisur dje përgatitjet për Kupat e Europës. Trajneri Radanoviç ka pasur vetëm 6 futbollistë në dispozicion në seancën e parë, çka e ka irrituar pa masë. Duket se grupi i sezonit të kaluar është “çarmatosur”: ca janë me pushime, ca të tjerë nuk e shikojnë më veten pjesë të verilindorëve. Gjithsesi, e mërkura ka pasur edhe një shkak tjetër për mungesën e lojtarëve.

Ylli

Foto: Ylli Hoxha duke marrë një çmim individual gjatë aktivizimit te Kukësi

Ylli Hoxha, futbollisti kosovar i Kukësit, ka djegur shaminë e beqarisë në Prishtinë, ku kanë asistuar edhe shokë të tij të skuadrës. Nuk dihet nëse do të vijojë të jetë pjesë e nënkampionëve lojtari në fjalë, kur dihet se në fund të sezonit të shkuar pati probleme me trajnerin serb, Radanoviç. Megjithatë, ai luajti në finalen e Kupës së Shqipërisë. Ka pas zëra se për të është i interesuar edhe Partizani, ngaqë Starova e njeh që kur ishte drejtor sportiv i Kukësit, por asgjë konkrete nuk ka përparuar në këtë drejtim.

[total-poll id=36661]

Më shumë nga Gossip