Kampionati Shqiptar

Kukësi në kërkim të trajnerit, 5 miqësore në Austri

Kukësi është në kërkim të një trajneri. Miodrag Radanoviç dhe Ivan Gvozdenoviç nuk do jenë më në “timonin” e verilindorëve, ndërkohë që së fundi ra edhe pista “Magani”. Në lojë mbetet Bylbyl Sokoli, trajneri prishtinas. Pas një takimi me presidentin Safet Gjici, dy drejtuesit e pankinës kuksiane janë larguar më mirëkuptim nga drejtimi i ekipit , pasi nuk përmbushën objektivin, fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Bylbyl Sokoli

Foto: Bylbyl Sokoli me fanellë qafës, kandidat për stolin e Kukësit, bashkë me gazetarët Methasani dhe Hallaçi, në Prishtinë

Radanoviç e drejtoi Kukësin në katër ndeshjet e fundit të Superligës dhe në finalen e Kupës së Shqipërisë, teksa erdhi në pankinë pas largimit të Artim Shaqirit. Ekipin nënkampion të vendit përkohësisht po e drejton Marcelo Troisi, që ka qenë zv. trajner dhe drejtor teknik për disa kohë. Presidenca po shqyrton kandidaturat e mundshme për postin e trajnerit. Deri tani kanë nënshkruar zyrtarisht Bruno Tejeci dhe Përparim Islami, dhe në formë huazimi për “Europa League” ka ardhur Gentian Muça. Është larguar nga Kukësi Albi Dosti.

Të martën nis faza përgatitore në Austri, ku janë planifikuar të zhvillohen edhe pesë miqësore. Pra, verilindorët “fluturojnë” nesër drejt Austrisë për një fazë përgatitore dyjavore. Në këtë fazë të rëndësishme stërvitore, në prag të “Europa League”, stafi do të provojë dhe lojtarë të rinj, që duan të veshin fanellën e Kukësit. Natyrisht, kur ata bëjnë diferencën, mund të jenë pjesë e ekipit.

https://www.youtube.com/watch?v=XoS5udpoZgQ

Ndeshja e parë miqësore në Austri është planifikuar të luhet në Bad Wimsbach, në orën 18:30, më 18 qershor, me Slovan Bratislava Slovakia. Ndeshja e dytë në Walchsee, në orën 17:00, më 20 qershor, ndaj KMT Botasoni Rumania. Në ndeshjen e tretë miqësore, Kukësi do të përballet me MTK Budapest Ungam, në orën 15:00, më 22 qershor, në Ulrich. FK Kukësi-Neftci Azerbaijan do të luhet në orën 17:30, në Waidring. Në ndeshjen e pestë, Kukësi do të luajë kundër CS Universitatea Craiova Rumania, në orën 17:00, në Widring. Në konfirmim e sipër është dhe një ndeshje me Olympic Donetsk Ukraine.

[total-poll id=37884]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar