Kampionati Shqiptar

Kukësi nis “bastisjen” e Superiores, i rrëmben kapitenin skuadrës së Teutës

Kukësi është “mbreti” i merkatos së kësaj vere, në Kategorinë Superiore. Nga jashtë ka arrë përforcimet e para, që nuk janë pak, por nuk po heziton të rrëmbejë edhe elementët më të spikatur në skuadrat e tjera shqiptare, sezonin e kaluar. Kështu ka bërë sot, teksa ka gjetur akordin me klubin durrsak, duke marrë prej andej kapitenin Arbër Cyrbja.

Futbollisti në fjalë do të vihet në dispozicion të trajnerit Peter Pacult në Slloveni, ku verilindorët po zhvillojnë përgatitjet për Ligën e Europës, kompeticion të cilin e nisin nga turi i parë kualifikues, përballë maltyezëve të Valleta.

Ja njoftimi që bën klubi durrsak për largimin e kapitenit të vet: “Arbër Çyrbja nuk është më futbollisti i Teutës. Kapiteni do të luajë për Kukësin, pasi drejtuesit gjetën marrëveshjen për ta shitur. Një falënderim të madh për kapitenin, i cili ka dhënë gjithçka për Teutën gjatë gjithë këtyre viteve. Suksese në karrierë dhe shpresojmë të të shohim në një klub të madh europian!”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar