Kampionati Shqiptar

Kukësi nuk ndalet, prezanton mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia

Pas portierit Faton Maloku, i ardhur nga Kosova, mesfushorit me tipare sulmuese, Arlind Kalaja, që vjen nga Vllaznia, Kukësi ka zyrtarizuar përforcimin e tretë në merkaton e kësaj vere, në funksion të përfaqësimit në Kupat e Europës dhe më tej, në sezonin e ri futbollistik.

Sot ka firmosur kontratën dhe është prezantuar me fanellën e nënkampionëve të vendit Edis Maliqi, i cili është përforcimi i radhës te Kukësi. Ja njoftimi zyrtar i klubit verilindor të futbollit, me këtë rast:

“FK Kukësi vijon të përforcohet në prag të Kupave të Europës. Klubi ka nënshkruar kontratë me Edis Maliqin, mbrojtësin 23-vjeçar, që vjen nga kampionati maqedonas. Edis Maliqi ka luajtur në 3 sezonet e fundit me Shkupin. Mbrojtësi shqiptar vjen si përforcim për mbrojtjen e ekipit tonë. Suksese Edis Maliqi!”

Më shumë nga Kampionati Shqiptar