Futboll

Kukësi, Pacult: “Ndaj Lushnjës duhej ta kishim mbyllur më shpejt ndeshjen!”

Ka fituar ndaj Lushnjës, duke siguruar 3 pikë që konfirmojnë vendin e dytë si dhe për vazhdimësinë e rezultateve pozitive, por kjo nuk ka mjaftuar për të kënaqur trajnerin e Kukësit, Peter Pacult. Ky i fundit shfaq zhgënjimin e tij për atë fitore të ngushtë ndaj Lushnjës modeste, në shifrat 1-2, teksa sipas tij, ekipi ka vuajtur deri në minutën e fundit për të siguruar pikët e plota. “Në minutat e fundit të pjesës së parë kaluam në avantazh me dy gola, por nuk na lejohej që të pësonim. Më pas patëm mundësi për të shënuar edhe golin e tretë e për ta mbyllur më parë ndeshjen, por jo. Edhe në ndeshje të tilla, prap na u desh të rrezikonim deri në minutën e fundit për të marrë fitoren dhe pikët e plota. Sot duhet ta kishim mybllur më herë ndeshjen”, deklaroi trajneri Pacult.

“Nuk duhet të merremi shumë me Bakajn, pasi dihet që ai do të largohet tani. Ata që dëshirojnë të largohen, nuk kemi arsye pse t’i ndalim. Tani duhet të merremi me gjërat që na takojnë ne. Ai ka shënuar shumë gola për ne, e pranojmë që është lojtar i rëndësishëm, por duhet të vazhdojmë pa të. Janë të pakta ato ekipe, edhe në Europë, të cilat mund të dominojnë për 90’ minuta. Tani do të përpiqemi që të përmirësohemi nga java në javë. E mora drejtimin e skuadrës, kur ndodhej në vendin e IV, tani Kukësi renditet në vend të II-të, por ka akoma shumë ndeshje”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Kukësit, Peter Pacult.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll