Kampionati Shqiptar

Kukësi-Partizani, një sfidë e denjë për “X Factor”

Java e 11-të e Kategorisë Superiore do të mbyllet ditën e hënë me dy ndeshjet që do të zhvillohen në orën 14:00. Kukësi do të presë Partizanin në shtëpi, ndërsa Laçi do të sfidojë në transfertë Luftëtarin. Kampionët në fuqi të kampionatit shqiptar kanë zbritur në vendin e tretë të renditjes pas fitores të marrë dje nga Flamurtari në fushën e Lushnjes dhe do të kërkojnë ta marrin këtë pozicion ditën e sotme kundër “Të Kuqtë”, të cilët po zhvillojnë një kampionat shumë zhgënjyes. Edhe pas ndryshimit në drejtim të ekipit, me Starovën që ka marrë vendin e Iulianos, gjërat nuk kanë ndryshuar për kryeqytetasit. Në fakt, në javën e fundit të Superiores ata janë mundur me rezultatin 1-0 në fushën e Laçit, duke zbritur në vendin e shtatë të klasifikimit, me vetëm 11 pikë të grumbulluara pas 10 javëve të para.

Edhe Kukësi nuk ka arritur të marrë asnjë fitore në tri javët e fundit të kampionatit, por nuk ka pësuar asnjë humbje në gjashtë takimet e fundit: 3 fitore, 3 barazime. Katër ndeshjet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave në kampionat, janë mbyllur të gjitha në barazim, me tre prej këtyre takimeve që kanë dalë 0-0. Kemi të bëjmë me një përballje që nuk dhuron shumë gola. Në fakt, në pesë ndeshjet e fundit të luajtura nga Partizani në kampionat, janë mbyllur me më pak se 2.5 gola për ndeshje. Herën e fundit që kjo sfidë ka patur një fitues ka qenë në 1 tetorin e 2016-ës, me Kukësin që ka fituar 1-0 në shtëpi falë një goli të Pjeic. Ndërkohë, fitorja e fundit e Partizani në fushën e kuksianeve ka qenë më 25 mars të 2016-ës.

Ndeshja tjetër, ajo mes Luftëtarit dhe Laçit, do të jetë e rëndësishme për vendet e fundit të renditjes dhe zonën europiane. Vendasit, në fakt, janë në vendin e tetë, dy pikë larg vendit të parafundit, ndërsa miqtë janë të pestët, pesë pikë larg vendit të tretë. Gjrokastritët kanë marrë pesë humbje dhe një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të Superiores, me tre nga këto humbje që kanë ardhur në shtëpi. Laçi, nga ana tjetër, ka marrë dy fitore, një barazim dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar