Europa League

Kukësi përmbys në Podgoricë, kalon në turin e tretë

Fitore historike e Kukësit në Europë. E para jashtë fushe, më e thella e realizuar dhe ajo që është më e rëndësishme, kualifikim për në raundin tjetër. Katër gola të shënuar përballë Mladost, bëjnë që verilindorët të kalojnë edhe turin e dytë në Europa League, ku në turin e tretë do të ndeshen me Legia Varshavë. Kanë besuar shumë nënkampionët e Shqipërisë dhe për 32 minuta ata kanë mbyllur çështjen e kualifikimit, duke çuar në delir tifozët e pranishëm, por edhe tifozët që po e ndiqnin në ekran. Festë në Podgoricë, por edhe në Kukës dhe kudo ku ka kuksianë, mëse e ligjshme, por në turin e tretë është një kundërshtar i vështirë.

Kukësi është skuadra e fundit për të cilën është aktivizuar kroati, duke shënuar 31 gola në 35 ndeshje.

Kukësi është skuadra e fundit për të cilën është aktivizuar Pejiç, duke shënuar 32 gola në 36 ndeshje

Pjesa e parë – Kukësi e ka nisur në sulm menjëherë takimin dhe pas disa rastesh, është Moreira, që pasi merr një top në hyrje të zonës, futet bukur në qendër dhe me një gjuajtje potente shënon golin e parë. Është minuta e 13-të dhe loja hapet totalisht. Sulmojnë edhe malazezët, por lënë shumë hapësira në mbrojtje. Për pasojë, pas një gjuajtje nga distanca, portieri vendës nuk zotëron si duhet topin, e merr Pejiç dhe nuk e ka të vështirë të shënojë. 0-2 dhe Kukësi merr zemër. Mladost shthuret dhe për pasojë përfiton sërish Kukësi, ku Flores, edhe pse shtatshkurtër, shënon me kokë. 0-3 dhe verilindorët në delir. Minutat e fundit të pjesës së parë administrohen mirë dhe mbyllet me avantazhin e trefishtë.

Kukesi-Mladost 0-1, dyluftim ajror

Kukesi-Mladost, dyluftim ajror mes futbollistëve

Pjesa e dytë – Nuk është më ai i ritmi i i pjesës së parë. Malazezët janë më kërkues dhe në minutën e 62-të është Shepanoviç që shënon dhe hap deri diku ndeshjen. Por Kukësi nuk mbyllet në mbrojtje të rezultatit, përkundrazi, sulmon dhe pas disa rastesh të pastra shënimi, vjen goli i katërt me anë të Pejiç, që edhe pse në pozicional diagonal, gjen cepin e portës. Është minuta e 72-të dhe praktikisht vendësit dorëzohen. Dy minuta më vonë Pejiç ka një rast tjetër, por kësaj radhe gabon i vetëm përballë portierit. Në fund ka një gol tjetër për vendësit, ku shqiptari i Mladost, Axhoviç, ka ngushtuar në 2-4.

 

Mladost – Kukësi 2-4 (3-4)

Shënues: Adžović 87′ / Morerira 13’, Pejiç 19’, 79′, Flores 32’

 

Mladost: Mileta Radulović, Pejović, Novović, Lakić, Miloš Radulović (Muhović 57’), Miloš B. Radulović (Adžović 80’), Lagator (Mirković 70’), Raičević, Djurišić, Vuković, Šćepanović

Trajner: Ivan Vuković

Të gatshëm: Radović, Milić, Mirković, Adžović, Osmajlić, Muhović, Babović

 

Kukësi: Stajila, Hallaçi, Malota, Mici, Hasani (Musolli 73’), Moreira (Birungueta 60’), Carioca, Jefferson, Muça, Flores, Pejić (Granado 79’)

Trajner: Marcello Troisi

Të gatshëm: Koçi, Qafa, Halili, Juliano, Birungueta, Musolli, Semião Granado

 Kartonë të verdhë: Lakiç 1’, Lagator 52’, Novoviç 90’ / Mici 3’, Musolli 33’, Flores 55’

Gjyqtarë: Michael Tykgaard, Henrik Sønderby, Niels Hoeg (Danimarkë)

[total-poll id=56878]

Më shumë nga Europa League