Kampionati Shqiptar

Kukësi-Qarabag FK 0-0, fotogaleria dhe përmbledhja e ndeshjes (video)

Kukësi e ka mbyllur në barazim pa gola ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve. Ndaj Qarabag FK, ku luan prej vitesh ede Ansi Agolli, Armando Cungu ka menduar të mos pësojë, duke e rreshtuar skuadrën me forca të shumta në prapavijë, për t’i besuar kundërsulmit.

Në të parën ia ka dalë me sukses, ndërsa në të dytën, nëkampionët e vendit kanë çaluar. Plaku i vetëm ka mbetur i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës, edhe pse dy-tri raste të favorshme mund të ishin konkretizuar më mirë.

Pas barazimit 0-0, kualifikimi mbetet të vendoset mbas një jave, në ndeshjen e kthimit, në Baku. “Telesport” po jus jell ekskluzivisht fotogalerinë e kësaj ndeshjeje, përmes aparatit të Fatlum Kurtaj, që ka fokusuar moment interesante nga loja dhe shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Gjithashtu, mund të ndiqni edhe përmbledhjen e ndeshjes në fjalë, përmes videos përkatëse.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar