Futboll

Kukësi shpërdoron në limit fitoren me Fenerbahcen

Pas dy fitoreve në takimet e para, ndaj Kaiserispor dhe Bursaspor, skuadra e Kukësit, e drejtuar nga trajneri i ri Pacult, kishte përballë gjigantët Fenerbahçes të shtunën pasdite. Ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2, çka mund të cilësohet një rezultat pozitiv, por për nga mënyra se si shkoi ndeshja, teksa ekipi kampion shqiptar ishte në avantazh të dy golave, ka pasur pak keqardhje.

Kukësi ka luajtur shumë mirë në pjesën e parë. Diferencën e ka bërë Elis Bakaj për ekipin shqiptar në 28’, që pasi ka “vjedhur” një top jashtë zone, ka goditur menjëherë fuqishëm, me topin që përfunduar në cep dhe i paarritshëm nga portieri vendas. Pesë minuta më pas Bakajt fut një top në zonë dhe aty Idrizi çon shifrat në 2-0, avantazh që e ka mbajtur në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit kanë ngushtuar fillimisht me Giuliano në 50’ me anë të një penalltie dhe kanë kërkuar gjatë gjithë minutave të mbetura të paktën golin e barazimit. E kanë gjetur atë në limitin e takimit, pikërisht në 90’ me atë të Fernandao. Edhe ky gol është shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, një barazim 2-2 në Turqi me Fenerbahcen duhet parë si një fitore e Kukësit.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll