Futboll

Kukësi-Skënderbeu gjykohet nga arbitër shqiptar

Ndeshja ndërmjet Kukësit dhe Skënderbeut që do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 16:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri” nuk do të gjykohet nga gjyqtarë të huaj. Drejtuesit e klubit korçar pak ditë më parë shfaqën dëshirën e tyre, madje duket dërguar edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit një shkresë zyrtare ku kërkohej që ky takim të gjykohet nga një trup arbitrash të huaj, ashtu siç ndodhi në ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Kukësit, ku kryesor ishte Matej Jug. Në këtë rast drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë vendosur që ky takimi të gjykohet nga një arbitër shqiptar.

Image may contain: 4 people, people standing

Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi kampionatit është futur në javën më të nxehtë të tij ku dy ekipet e para do të diskutojnë mes tyre titullin kampion. Kukësi qëndron në krye të Superligës me 72 pikë, një më shumë se Skënderbeu që i duhet vetëm fitorja për të ruajtur titullin kampion. Nga ana tjetër vendasve u mjafton edhe një barazim në përballjen direkt për t’u shpallur kampion, por gjithmonë nëse fitojnë në ndeshjen e fundit kundër Luftëtarit në Gjirokastër.

Më shumë nga Futboll