Connect with us

Futboll

Kukësi vuan largimin e Allës, Milinkovic do një mbrojtës klasi

Largimi i qendërmbrojtësit Albi Alla te Kukësi ka lënë një boshllëk të madh. Pavarësisht replikave ndërmjet klubit dhe agjentit të lojtarit, rikthimi i tij te verilindorët është një skenar thuajse i parealizueshëm.

Afrimi i Albert Serranit nuk rezultoi i suksesshëm dhe aktualisht trajneri Mladen Milinkovic ka vetëm Ylli Shametin, Rustem Hoxhën dhe Rexhep Meminin.

Kampionët e Shqipërisë, kështu, po planifikojnë një blerje të madhe në këtë pozicion, sepse kampionati është i gjatë dhe vetëm me tri alternativa trajneri serb nuk mund t’ia dalë. Ai ka bërë të ditur kërkesat e tij dhe klubi po punon që t’i sigurojë një skuadër ideale për të mbrojtur titullin.

Kukësi është përqendruar nga tregu ballkanas, pasi lojtarët e kanë më të lehtë për t’u përshtatur me kampionatin tonë, plus që kushtojnë më lirë.

Më shumë nga Futboll