Seria A

Kundërshtari i ardhshëm i Napoli-t: Dua t’i bëj një dhuratë Juventus-it

Napoli do të kthehet të luajë në kampionat të hënën në mbrëmje. Skuadra e Maurizio Sarri-t do të luajë në fushën e Cagliari-t dhe do të kërkojë të mbrojë kreun që me shumë mundësi do ta humbasë përkohësisht, duke parë se Juventus luan të dielën kundër Atalanta-s. Nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë për vendasit, por Alessio Cragno, portieri i kuqebluve, është shprehur optimist.

“Do të synojmë t’i ndalim si skuadër. Po përgatitemi mirë dhe tifozët duhet të jenë të qetë sepse do të bëjmë lojën tonë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë:, ka thënë Cragno në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. “Janë të parët në renditje dhe kanë fituar nëntë radhazi. Nuk do të mjaftojë të japim maksimumin”.

Por, përveç tifozëve të Cagliari-t edhe ata të Juventus do të mbështesin vendasit të hënën në mbrëmje. “Ne jemi të përqendruar te ndeshja dhe duhet t’i bëjmë një dhuratë tifozëve tanë. Gjithashtu, shpresoj t’i bëj edhe një dhuratë Juventus-it”.

Më shumë nga Seria A