Champions League

Kundërshtari i Real Madrid ka pasur Petr Cech si sulmues

Tifozët e Plzen janë krenarë për shumë gjëra, një nga ato është Petr Cech.

Portieri aktual i Arsenal ka lindur më 20 maj të vitit 1982, në qytetin ku Real Madrid i Santiago Solari-t do të luajë ditën e mërkurë, kur Çekët dhe Sllovakët jetonin brenda një territori.

Portieri i famshëm kur ishte fëmijë luante futboll dhe hokej dhe në të dy sportet ishte një lojtar që shënonte gola, jo t’i ndalonte siç bën tani.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Në moshën 10-vjeçare ai pësoi një frakturë të tmerrshme në këmbën e djathtë që i ndryshoi jetën dhe klubi vendosi ta përdorte si portier për ta mbrojtur sa më shumë.

Ishte një lëvizje që i ka dhënë botës së futbollit një prej portierëve më të mirë të shekullit të 21-të.

Te Viktoria Plzen ai nuk shpërtheu asnjëherë tek ekipi i parë dhe debutimi i tij ka ardhur në tetor të 1999-ës te Chmel Blsany ndaj Sparta Prague.

Që nga ai moment ai shkoi te Sparta, Rennes, Chelsea dhe tani Arsenal.

Më shumë nga Champions League