Champions League

Kuota dhe vlerësime / Rikthehet Liga e Kampioneve, po cila është skuadra më në formë?!

“Goal.com” ka marrë në shqyrtim formën për secilën skuadër pjesëmarrëse në raundin e radhës të Champions-it, referuar 10 ndeshjeve të tyre të fundit në të gjitha garat. Shanset (kuotat) për fitimin e këtij kompeticioni janë të kompanisë së njohur të basteve në Europë, “Dabblebet”.

Roma – 12 pikë
Kundërshtari i radhës: Shakhtar Donetsk
Shanset për të fituar CL: 40/1

Forma e Romës ka pësuar rënie në dy muajt e fundit. Ata nuk janë më kryesues të Seria A dhe kanë fituar vetëm dy sfidat e radhës, kundër Verona dhe Benevento, në gjashtë lojrat e fundit në kampionat. Edin Dzeko mund të ketë qëndruar, por Roma duket larg nga ekipi, i cili la pas vetes, në fazën e grupeve, Chelsea.

Chelsea – 13 pikë
Kundërshtari i radhës: Barcelona
Shanset për të fituar CL: 25/1

Koha duket se po mbaron për Antonio Conten si trajner i Chelsea dhe disfata në Champions mund të sjellë fundin e mbretërimit të tij krye të bluve të Londrës. Dështimi për të përfunduar përpara Romës në fazën e grupeve e dënoi Chelsea me një goditje në short, përballjen me një skuadër të nivelit të lartë., si Barcelona, në raundin e radhës të Champions-it. Ata morën “rezultatin” më të keq nga shorti përkatës. Barcelona është e fuqishme, e rrjedhshme dhe posedon lojtarin më të madh, Lionel Messi. Chelsea duket një rrëmujë. Humbjet e njëpasnjëshme me tre gola në Premier League e kanë lënë Conten në fije të perit. Atij i mungojnë lojtarët kryesorë si David Luiz dhe Alvaro Morata, ndërsa dështimet e transferimeve të verës së kaluar po e ndjekin në çdo hap.

Real Madridi – 18 pikë
Kundërshtari i radhës: PSG
Shanset për të fituar CL: 8/1

Çdo gjë më pak se një titull i tretë i Ligës së Kampionëve në vazhdim do t’i kushtonte Zinedine Zidane punën e tij. Ekuacioni është aq i thjeshtë. Tashmë i dalë nga gara e titullit të La Liga-s dhe “Copa del Rey”, Europa është e vetmja fushë, në të cilën Real Madridi mund ta shpëtojë këtë aksident të një sezoni. “Los Blancos” e kanë bërë zakon të shkëlqejnë në këtë kompeticion gjatë viteve të fundit dhe përgjatë rrugës e kanë provuar veten të jenë në anën më konsistente në këtë nivel, në dekada. Ata duhet të mbështeten në të gjithë atë përvojë të krijuar, edhe pse nuk kanë formë as kolektive dhe as individuale për momentin. Forma e tyre e keqe u pa edhe në fushatën europiane, me një humbje tronditëse 3-1 ndaj Tottenhamit, në “Wembley”. Cristiano Ronaldo e ka ruajtur prodhimin e tij të rregullt të golave europian, edhe pse potenciali i tij në shënjestër mund të nënkuptojë ndryshimin midis suksesit dhe dështimit ndaj PSG.

Shakhtar Donetsk – 19 pikë
Kundërshtari i radhës: Roma
Shanset për të fituar CL: 100/1

Skuadra e Paulo Fonseca i ka mësuar tifozët e vet me fitore kundër Manchester City. Një dimër i gjatë dhe joaktiv e ka ndërlikuar disi situatën, por ukrainasit kanë cilësi të mjaftueshme dhe një plan të mjaftueshëm për ta kaluar me sukses Romën.

Basel – 19 pikë
Kundërshtari i radhës: Manchester City
Shanset për të fituar CL: 500/1

Baseli më i mirë shpresonte që të ishte në futbollin europian përtej Krishtlindjeve dhe kjo është arritur. Një bonus është fakti se zviceranët janë ende në Ligën e Kampionëve. Lojtarët kryesorë, Renato Steffen dhe Manuel Akanji, janë nisur drejt Bundesligës dhe pak pritet nga ballafaqimi kundër “qytetarëve”.

Manchester United – 20 pikë
Kundërshtari i radhës: Sevilla
Shanset për të fituar CL: 14/1

Sevilla duhet të përballojë një ndeshje të vështirë, të sprovojë fuqinë e yjeve të Manchester Unitedit, sidomos të lojtarëve të ditës si Alexis Sanchez dhe Paul Pogba, të cilët mund t’i fitojnë lojrat të vetëm, dhe madje edhe kundër ekipeve më të mëdha. Mourinho, i zhbilancuar në garën për titull në Premier League, do të kërkojë maksimumin në Ligën e Kampioneve, në të cilën vjen si fitues i “Europa League” në sezonin e kaluar.

Sevilla – 20 pikë
Kundërshtari i radhës: Manchester United
Shanset për të fituar CL: 150/1
Ka pasur emra shumë më të këqinj në short se Manchester United. Spanjollët kanë shmangur përballjen me Bayern Munich, Real Madrid dhe Juventus.
Sevilla u kualifikua në këtë raund mbas ndeshjes kundër Liverpool dhe është sprovuar mirë në sezonet e fundit të Ligës së Europës. Megjithatë, ata nuk kanë “fuqi zjarri” dhe as fortësinë mbrojtëse për të kapërcyer Manchester United, të paktën në letër.

Liverpool – 22 pikë
Kundërshtari i radhës: Porto
Shanset për të fituar CL: 14/1

Fuqia sulmuese e Liverpool është disi e dëmtuar nga zakoni i vazhdueshëm. Forma e këtij reparti është lëkundur që nga fitorja frenetike 4-3 në Premier League, arritur ndaj Manchester City, dhe barazimet kundër Spartak Moskës dhe Sevilla janë ndoshta treguesi më i mirë i nivelit të tyre të vërtetë. Mbetet disi e largët fitorja 7-0 kundër Mariborit. Ç’është më e rëndësishmja, tashmë nuk kanë në përbërje as Philippe Coutinho. “Reds” duhet të kapërcejnë Porton, por ndoshta nuk do të zgjasin shumë më gjatë se kaq.

Tottenham – 22 pikë
Kundërshtari i radhës: Juventus
Shanset për të fituar CL: 25/1

“Spurs” e kanë mbushur moshën në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, më së shumti me fitoren e tyre mbresëlënëse kundër Dortmundit dhe kampionëve mbretërorë të Real Madridit, çka i pa ata në krye të grupit. Bërthama e tyre e talenteve në zhvillim po rritet më shumë nga loja në lojë dhe Mauricio Pochettino duket se ka më shumë kontroll dhe një “gameplan” më të mirë se shumica e kolegëve të tij në këtë nivel të garës europiane. Harry Kane dhe Son Heung-Min do ta fusin Juventusin në shumë mendime.

Barcelona – 23 pikë
Kundërshtari i radhës: Chelsea
Shanset për të fituar CL: 11/2

Barcelona ka bërë një përmbysje të parashikimeve parasezonale, ku flitej për parathënjen e humbjes së saj. Neymar u largua drejt PSG, Paulinho ishte titulli i transferimit veror dhe Ernesto Valverde u pa si një zëvendësim i dobët për Luis Enrique. Por, Barcelona mbetet e nxehtë. Chelsea duhet të dridhet nga katalanasit, me vizitën që do të bëjë në “Camp Nou” dhe pastaj në “Stamford Bridge”, javën e ardhshme. Barça mund të mburret ndoshta me mbrojtësin më të mirë qendror në Europë, në formë, Samuel Umtiti, ndërsa Luis Suarez është kthyer duke shënuar gola dhe duke udhëhequr skuadrën përpara. Çelësi i trembet edhe Lionel Messit. Barra e përgjegjësisë së “10” te Blaugranat përputhet me aftësinë e tij të vazhdueshme për të ofruar shfaqje të frikshme. Çdo skuadër përballë argjentinasit është në një disavantazh të menjëhershëm dhe fatal.

Besiktas – 23 pikë
Kundërshtari i radhës: Bayern Munich
Shanset për të fituar CL: 200/1

Tri fitore larg shtëpie në fazën e grupeve nuk mund të anashkalohen dhe turqit janë në këtë fazë për herë të parë në historinë e tyre. Besiktas është një nga katër ekipet e pamposhtura të Ligës së Kampionëve në këtë pikë dhe ka një përzierje të mirë të përvojave dhe talenteve individuale, si Pepe, Adriano, Ricardo Quaresma dhe Anderson Talisca. Pas përfundimit të lojës, ata do ta konsiderojnë veten të pafat, që kanë tërhequr në short Bayern Munich. Megjithatë, në qoftë se Bayern nuk do të kujdeset për kualifikimin në shtëpi, do të jetë e gjitha për t’u luajtur kur gjermanët të vizitojnë stadiumin e Besiktas, një ferr i vërtetë.

Manchester City – 25 pikë
Kundërshtari i radhës: Basel
Shanset për të fituar CL: 3/1

Kur shorti u hedh në dhjetor, Manchester City u shfaq si ekipi për t’u mundur. Forma e treguar në Premier League është e pabesueshme, me vetëm një humbje gjatë gjithë sezonit. Të skuadra e Pep Guardiolës po luajnë disa nga futbollistët më të mirë sulmues në Europë, që e kanë treguar veten si në garën vendase, ashtu edhe në kontinent. Ka shenja, megjithatë, se vrulli i “qytetarëve” është ngadalësuar pak. Ata kanë fituar katër nga ndeshjet e fundit të Premier League dhe lëndimet e Leroy Sane dhe Gabriel Jesus i kanë lënë me më pak dritë në sulm. Arritja e pritshme e Alexis Sanchez, ndërkohë, nuk arriti të materializohet në janar, ndërsa Pep Guardiola u la gjithashtu i zhgënjyer në ditën e fundit, kur nuk mund të lidhë një marrëveshje me Riyad Mahrez të Leicester.
Sidoqoftë, forma formale e skuadrës zvicerane dhe rekordi i pamasë i Guardiolës në Ligën e Kampionëve mund të jetë një faktor vendimtar.

Porto – 25 pikë
Kundërshtari i radhës: Liverpool
Shanset për të fituar CL: 150/1

Duke pasur një avantazh të frikshëm dhe një rekord mjaft të mirë, prania e Portos në këtë sfidë do ta bëjë Jurgen Klopp dhe Liverpool shumë për të menduar. Moussa Marega dhe Vincent Aboubakar mund të detyrojnë çdo mbrojtje të gabojë, ndërsa klasi i Yacine Brahimi ka spikatur jo pak herë në garat europiane. Liverpool duhet të jetë shumë i shpejtë me sulmet e tij shumë të shpeshta për udhëheqësit e ligës portugeze.

PSG – 27 pikë
Kundërshtari i radhës: Real Madrid
Shanset për të fituar CL: 4/1

PSG ka një tendencë për të tradhtuar brishtësinë, kur përballet me sfidat më të vështira. Sfidat kundër Bayernit në Champions dhe ndaj Lyon në Ligue 1 ishin instruktive për Unai Emery, pasi i duhet të konvergojë energjitë dhe potencialin e të gjitha yjeve në ekip. Ndaj Lyon, ai ishte pa Neymar, një dukuri e shpeshtë për brazilianin në ligën franceze, dhe pa Kylian Mbappe, që u largua nga fusha pas një lëndimi. Me këto dy sulmues në formë, PSG do ta konsiderojë veten favorit të lehtë kundër Real Madridit. Ajo çfarë mund të ruajnë në mendjen e tyre parizienët është kujtimi i kapitullimit të vitit të kaluar kundër Barcelonës së frymëzuar nga Neymar, në të njëjtën fazë.

Bayern Munich – 27 pikë
Kundërshtari i radhës: Besiktas
Shanset për të fituar CL: 5/1

PSG e kaloi Bayernin 3-0, në një nga performancat më të këqija të bavarezëve në Europë, në dekadat e fundit. Asokohe, gjermanët drejtoheshin nga Carlo Ancelotti dhe ishin të çoroditur. Ancelotti antagonizoi lojtarët kryesorë, teksa dëshira dhe agresioni dukeshin të dala nga loja e tyre. Që nga momenti kur Jupp Heynckes është rikthyer si trajner, bavarezët nuk kanë arritur të fitojnë vetëm një ndeshje, ndaj Monchengladbach, në nëntor. Bayern Munich me Heynckes ka grumbulluar 19 fitore nga 20 të luajtura në Bundesligë. Nënshkrimi i verës, James Rodriguez, ka ardhur në vendin e tij si një nga lojtarët kryesorë të botës dhe udhëheqësit e tjerë kryesorë të Bayernit janë duke e ruajtur formën e tyre. Besiktas nuk duhet të ketë këllqe për fuqinë e tyre dhe Heynckes ka një aftësi për ta fituar këtë kompeticion, gjithashtu. Është koha për ta marrë seriozisht Bayernin.

Juventus – 30 pikë
Kundërshtari i radhës: Tottenham
Shanset për ta fituar CL: 18/1

Ekipi më në formë në Europë dhe vetëm qëndrueshmëria e mrekullueshme e Napolit po e pengon ngritjen e pashmangshme të bardhezinjve në krye të tabelës së Seria A. Juve nuk e ka provuar humbjen që nga mesi i nëntorit, duke fituar të gjitha, 10 ndeshjet e fundit të Seria A, me një rezultat të kombinuar prej 22:1. “Spurs” do ta llogarisin veten të pafat, që kanë tërhequr bardhezinjtë në short, edhe pse kanë lënë pas vetes në fazën e grupeve Real Madridin dhe Dortmundin. Ndoshta, kundër një grupi cilësor lojtarësh, Juventusi do të jetë në vështirësi, por me përvojën e krijuar në këtë kompeticion, “Zonja e Vjetër” duket favorite.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League