Connect with us

Futboll

Kupa e Anglisë / Chelsea eliminon United, shkon në gjysmëfinale

Chelsea, i drejtuar nga Antonio Conte, ka fituar 1-0 ndaj Manchester United në çerekfinalen e Kupës së Anglisë, në “Stamford Bridge”, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e kësaj veprimtarie, më e vjetra e botës së futbollit. Londinezët i janë shtuar Tottenham, Arsenal dhe Manchester City në grupin e skuadrave që kanë mbetur në garë për trofeun e “FA Cup”.

Ander Herrera is shown a red card by referee Michael Oliver in the first half at Stamford Bridge

Manchester United mbeti me dhjetë futbollist kur duheshin edhe dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë, si pasojë e kartonit të kuq të marrë nga Ander Herrera, i cili mori dy kartonë të verdhë në harkun e 15 minutave. Gjithsesi, 45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, edhe pse kryesuesit e Premier League luajtën më mirë dhe u ndalën vetëm nga disa pritje vendimtare të De Gea.

Gjithsesi, në minutën e pestë të pjesës së dytë erdhi episodi që vulosi fatet e sfidës. N’Golo Kante tundi rrjetën me një goditje të saktë nga hyrja e zonës, e cila kapi në kundërkohë portierin e Manchester United. United, që dy javë më parë fitoi Kupën e Ligës në Anglisë, e pati mundësinë më të mirë me anë të Marcus Rashford, por sulmuesi, që luante në vend të të skualifikuarit Ibrahimovic, nuk u tregua i saktë.

Më shumë nga Futboll