Futboll

Kupa e Botës/E ndaluar futja e alkolit, mashtrimi gjenial i tifozëve kolumbianë

I kanë menduar vërtetë të gjitha tifozët e Kolumbisë. Pavarësisht rregullit për të ndaluar rreptësisht futjen brenda në stadium të pijeve alkolike nga jashtë, mbështetësit e skuadrës amerikano-latine ia kanë dalë me sukses të plotë që të depërtojnë brenda impiantit një sasi të lëndës së ndaluar, duke kapërcyer të gjitha barrierat e sigurisë. Por e bukura qëndron pikërisht në mënyrën se si ia dolën të realizonin misionin.

Kolumbianët kanë mundur të depërtojnë bashkë me pijen alkolike duke e transportuar atë brenda disa dylbive të rremë, që me të hyrë në shkallët e stadiumit, i kanë çmontuar pjesërisht për të konsumuar pijen. Gjithçka nga kjo përpjekje e suksesshme është regjistruar nga tifozët e tjerë të pranishëm dhe më pas pamjet janë bërë publike. Por fama është shoqëruar me paralajmërimin e tifozëve nga ana e zyrës së jashtme të Kolumbisë, duke kërkuar sjellje të mirë nga ana e tyre, për të evituar sanksione të mundshme.

Më shumë nga Futboll