RUSI 2018

Kupa e Botës, zbulohet formacioni i 11 më të mirëve

Lionel Messi, Neymar dhe Paul Pogba janë vetëm disa nga emrat që janë përfshirë në formacionin e lojtarëve më të mirë që janë kualifikuar në Kupën e Botës. Skuadra si Brazili, Franca, Spanja, Gjermania dhe Argjentina e kanë siguruar të gjitha një vend në kompeticionin më të rëndësishëm të sportit më popullor në botë. Spanja dhe Gjermania, pa harruar Brazilin, e kanë prerë biletën për fazën finale të Kupës së Botës pa shumë vështirësi. Por kjo nuk ka ndodhur për Messi-n me shokë, të cilët kanë vuajtur deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit të fazës eliminatore.

Gjithsesi, Messi ka bërë detyrën në momentin më të vështirë të Argjentinës, me një tregolësh fantastik. Ylli i Barcelona-s ka marrë për dore shokët e kombëtares dhe i ka dërguar ata në Rusi 2018. Natyrisht, ai është një nga yjet e formacionit të më të mirëve të Kupës së Botës. Ashtu si ish-shoku i tij i skuadrës Neymar, i cili ka formuar një treshe të frikshme me Philippe Coutinho dhe Gabriel Jesus, duke ndihmuar pesë herë kampionët e botës të shënonin 41 gola në fazën kualifikuese. Përveç realizimit të numrit më të madh të golave në eliminatoret e grupit të Amerikës së Jugut, Brazili ka qenë edhe skuadra që ka pësuar më pak gola falë tre yjeve si Dani Alves, Thiago Silva dhe Alex Sandro. Kjo treshe i bashkohet Neymar në formacionin e më të mirëve.

Sipas “Who Scored”, faqja sportive e specializuar në analizimin e statistikave të futbollit, polaku Wojciech Szczęsny, spanjolli Thiago Alcantara, gjermani Toni Kroos, francezi Pogba dhe belgu Dries Mertens janë më ët mirët e kombëtareve të tyre. Ky është formacioni i plotë, i bazuar te statistikat e lojtarëve gjatë fazës kualifikuese:

Më shumë nga RUSI 2018