Volejboll

Kupa e Federatës, volejbolli ngre siparin e sezonit të ri

Me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Federatës për femra dhe meshkuj do të nisë sezoni i ri sportiv 2016-2017 i sportit të vojebollit. Turneu i parë sezonal nis sot pasdite, teksa në “Asllan Rusi”, për tri ditë më radhë do të luajnë ekipet më të mira të rrjetës shqiptare

Me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Federatës për femra dhe meshkuj do të nisë sezoni i ri sportiv 2016-2017 i sportit të vojebollit. Turneu i parë sezonal nis sot pasdite, teksa në “Asllan Rusi”, për tri ditë më radhë do të luajnë ekipet më të mira të rrjetës shqiptare. Sot luhen dy ndeshjet gjysmëfinale për femra (Barleti Volej-Teuta dhe Tirana-Skënderbeu), ndërsa nesër do të luhen gjysmëfinalet e meshkujve (Studenti-Farka Volej dhe Tirana-Vllaznia). Ndërsa të dielën, është programuar që të luhen dy ndeshjet finale (ora 17:00 finalja e femrave dhe 19:00 finalja e meshkujve). Ky aktivitet do të jetë një test i mirë i ekipeve pjesëmarrëse në prag të Kampionatit Kombëtar, që nis më 1 tetor.

Kupa e Federatës 2016 – Femra (23 shtator)

1/2 finale: Barleti Volej – Teuta, ora 17:00

1/2 finale: Tirana – Skënderbeu, ora 19:00

Kupa e Federatës 2016 – Meshkuj (24 shtator)

1/2 finale: Studenti – Farka Volej, ora 17:00

1/2 finale: Tirana – Vllaznia, ora 19:00

Kupa e Federatës, volejbolli çel siparin e sezonit të ri

Nga nje ndeshje mes Barleti Volej dhe Teuta

Më shumë nga Volejboll