Futboll

Kupa e Francës, njihuni me mrekullinë e Les Herbiers…

Stephane Masala ka lindur në Francë 41 vjet më parë. Profesioni i tij është trajneri dhe këtë vit ka bërë një mrekulli. Ai e ka çuar ekipin e tij Les Herbiers, skuadër në kategorinë e tretë franceze ku punon që nga dhjetori i vitit 2017, në finalen e Kupës së Francës.

Më 8 maj, ekipi i qytetit të vogël Loira, do të luajë kundër Paris Saint-Germain, në më klasiken të sfidave të Davidit kundër Golias.

Kupa e Francës, sipas formulës së saj ku marrin pjesë edhe ekipe diletantët, ka lënë gjithmonë shteg për realizimin e ëndrrave.

Vetëm në 20 vitet e fundit ka pasur ekipe si Calais dhe Quevilly, krejtësisht amatoriale, që kanë luajtur në finale.

Këtë vit, Les Heribiers, që është klub profesionist synon të shkruajë historinë. “Në asnjë nga ndeshjet që kemi luajtur deri tani nuk kemi qenë favoritë. Tani jemi mësuar,” – deklaroi trajneri Masala.

“Para gjysmëfinaleve të fituara me penallti kundër Lens i tregova portierit tim një video të Buffon,” – shtoi Masala, që ka origjinë italiane dhe është tifoz me portierin e Juventus dhe Italisë.

Masala e mori ekipin në vendin e parafundit, por në dy muaj ai ka arritur shtatë fitore dhe barazime duke siguruar përfundimisht qëndrimin në “National”, kategoria e tretë franceze.

Balma, Romorantin, Angouleme, Saint-Lo, Auxerre, Lens dhe Chambly kanë qenë kundërshtarët e mposhtur nga Les Herbiers në Kupën e Francës, ku kalendari e ka ndihmuar të bëj mrekullinë, por me gjithë respektin Paris SG është gjithçka krejtësisht ndryshe…

Përshembull, Parisi është një qytet me 2.2 milionë banorë dhe me stadium 48 mijë vendësh, ndërsa Pays de la Loire ka vetëm 16 mijë banorë me një stadium me 4 mijë vend ulur.

Parisi, që ka gjashtë nga shtatë kampionatet e fundit në Ligue 1, kërkon për herë të pestë radhazi trofeun e Kupës së Francës, ndërsa Les Herbiers nuk ka luajtur kurrë në Ligue 2.

Më shumë nga Futboll