Volejboll

Kupa e FSHV-së çel sezonin e ri, më 22 shtator ndeshjet e para

Kupa e Federatës, që do të zhvillohet më datat 22-24 shtator, do të çelë aktivitet e volejbollit për sezonin e ri sportiv 2027-2018. Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit, që kanë bërë pulik kalendarin e sezonit të ri. Pasi kanë hedhur shortin e kampionatit, që nis më 30 shtator, FSHV-ja ka bërë me dije se skuadrat më të mira do të luajnë në Kpën e Federatës.

Hidhet shorti, ja kalendari i sezonit te ri 2017-2018

Në këtë aktivitet do të luajnë katër ekipet më të mira të sezonit të fundit: Barleti Volej, Partizani, Tirana dhe Teuta për femra si dhe Vllaznia, Studenti, Partizani e Tirana për meshkuj. Mësohet se do të luhet me sistem grupi, pra ekipet do të përballen mes tyre për tri ditë me radhë dhe në fund do të triumfojë skuadra që do të grumbullojë më shumë pikë. Ku turne do të jetë edhe një test i mirë për ekipet në prag të kampionatit.

Më shumë nga Volejboll