Connect with us

Kombëtarja

Kupa e Italisë / Mediat vlerësojnë Strakoshën si më të mirin te Lazio

 

Lazio nuk ia ka dalë të fitojë finalen e Kupës së Italisë, sepse Juventusi mbetet një pengesë e pakapërcyeshme edhe në Europë, jo më në Itali. Bardhezinjtë e Allegrit kanë festuar trofeun e parë sezonal, duke ëndërruar të vazhdojnë me dy të tjerë, titullin dhe Champions-in, si pjesë e tripletës. Mediat italiane kanë njohur supremacinë e torinezëve, ndërkohë që kanë vlerësuar me nota edhe lojtarët e të dyja skuadrave finaliste, që patën fatin të luajnë mbrëmë në “Olimpico”. Mes tyre ishte edhe Thoma Strakosha, portieri shqiptar i bardhekaltërve. Bie në sy se ai ka marrë vlerësimin më të mirë nga të tijtë.

Kështu, “Corriere dello Sport”, duke bërë “skanerin” e lojtarëve, nën titullin “Juventus-Lazio, top dhe flop: Strakosha “po”, De Vrij vuan”, shkruan: “Strakosha meriton të vlerësohet me notën 7.5. Një nga më të mirët në gjysmëorën e parë të finales. Ai pësoi dy gola të pamundur për t’i shmangur. Nëse rezultati nuk ishte më i thellë në favor të juventinëve, meritat janë të shqiptarit. Strakosha kaloi nëpër këmbët e Higuain, duke evituar gola të sigurtë.” Nga ana tjetër, “La Repubblica”, nën titullin “Dani Alves vendimtar, Strakosha nuk mjafton”, e vlerëson portierin e kombëtares kuqezi me notën 7: “Në pjesën e parë, për dhjetë minuta, ishte superhero, duke fluturuar të rrokë topa në dukje të pamundur. Dani Alves dhe Bonucci e ndëshkuan atë me dy gola, por nuk pati faj në asnjërin rast.“

Më shumë nga Kombëtarja