Futboll

Kupa e Ligës, Monaco shkon në finale falë Falcao

Monaco ka mundur 2-0 Montpellier në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës së Francës dhe do të ndeshet në finale me PSG. Do të jetë një përsëritje e finales së sezonit të kaluar, e cila nuk ka përfunduar aspak mirë për bardhekuqtë, që janë mundur me rezultatin 4-1 nga “Les Parisiennes”.

Ndeshja e zhvilluar në “Stade Louis II” është zgjidhur në 45 minutat e para nga vendasit, të cilët kanë realizuar dy gola në harkun e 29 minutave. Të dy realizimet kanë pasur për autor Radamel Falcao, i cili ka zhbllokuar takimin në minutën e 15-të dhe ka dyfishuar rezultatin në minutën e 29-të.

Vendasit kanë realizuar edhe golin e tretë në pjesën e dytë me Lopes, por që është anuluar për pozicion jashtë loje. Miqtë nuk kanë arritur të jenë në asnjë moment të rrezikshëm dhe rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund. Finalja e Kupës së Ligës do të luhet 31 marsin e ardhshëm dhe Falcao me shokë do të kenë mundësinë të hakmerren ndaj PSG-së.

Më shumë nga Futboll