Futboll

Kupa e Mbretit: Barça i jep një “shuplakë” Sevilla-s dhe rishkruan historinë

Barcelona ka mundur 5-0 Sevilla-n dhe ka fituar Kupën e Mbretit për herën e katërt radhazi, një arritje që nuk realizohej që nga vitet 1930-të, me Bilbao-n që ka qenë skuadra e fundit që e ka bërë një gjë të tillë. Ajo e luajtur mbrëmjen e sotme në “Wanda Metropolitano” ka qenë një ndeshje perfekte për katalanasit, të cilët do ta mbyllin sezonin me një “dopietë”: kampionat dhe kupë.

14 minuta lojë i kanë mjaftuar skuadrës së Ernesto Valverde për të gjetur rrugën e golit dhe për të zhbllokuar takimin. Uruguaiani ka shënuar në çdo finale që ka luajtur me katalanasit në të gjitha kompeticionet (Champions League, Super Kupa e Europës, Botërori oë Klube, Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit).

Goli i dytë ka ardhur në minutën e 31-të dhe është realizuar nga Leo Messi, i cili është bërë lojtari i dytë në historinë e Kupës së Mbretit që ka shënuar në pesë finale të ndryshme (gjashtë gola). Lojtari i parë që e ka bërë këtë ka qenë Tlemo Zarra mes 1942-it dhe 1950-ës (tetë gola).

Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Barça ka trefishuar avantazh me Luis Suarez, i cili ka marrë një top të bukur nga Messi dhe ka mposhtur pa probleme Soria-n. Pjesa e dytë ka filluar siç është mbyllur e para, me Barcelona-n që ka shënuar golin e katërt. Autori ka qenë Andres Iniesta, kapiteni i katalanasve që mund të ketë luajtur finalen e tij të fundit me “blaugranat”, duke parë se në fund të këtij sezoni mund të transferohet në Kinë.

Ka pasur lavdi edhe për Philippe Coutinho, i cili ka realizuar golin e pestë në minutën e 69-të. Braziliani është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe ka fiksuar rezultatin në 5-0. Një shuplakë e vërtetë për Sevilla-n, por edhe për ndeshjen e humbur 3-0 në “Olimpico” 10 prillin e kaluar, që i ka kushtuar Messi-tn me shokë eliminimin nga Champions League. E vetmja njollë e një sezoni pothuajse perfekt.

Më shumë nga Futboll