Futboll

Kupa e Mbretit, Barcelona pret Valencia-n në “Camp Nou”

Futbolli spanjoll do të kthehet të enjten në mbrëmje me Barcelona-Valencia, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Valencia do të paraqitet në “Camp Nou” për ndeshjen e parë pas humbjes 4-1 të pësuar në kampionat kundër Real madrid. Barcelona, nga ana tjetër, kampionia në fuqi e Kupës së Mbretit, ka mundur 2-1 me përmbysje ekipin e Alavaes dhe do të jetë favorite në përballjen e dysfishtë em “Los Che”. Skuadra e Eernesto Valverde mund të thuhet se e ka siguruar titullin në kampionat (11 pikë avantazh ndaj Atletico dhe 19 ndaj Real) dhe do të ketë një mundësi për të realizuar “dopietën” me fitoren e kupës, duke parë se dy rivalet e saj më të mëdha, Real Madrid dhe Atletico Madrid, janë eliminuar nga kompeticioni.

Leo Messi dhe Luis Suarez po kalojnë një moment shumë të mirë forme, duke shënuar gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtur nga katalanasit në të gjitha kompeticionet. Gjithashu, Philippe Coutinho pritet të jetë në fushë nga minuta e parë. Sikur kjo të mos mjaftonte, Valencia ka marrë katër humbje, një fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë në të gjitha kompeticionet.

Shifra dhe Fakte
– Në pesë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy ekipeve, të dy skuadrat kanë shënuar.
– Barcelona është e pamposhtur në 31 nga 33 ndeshjet e fundit që ka luajtur në Kupën e Mbretit.
– Katalanasit kanë fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi kundër Valencia-s në të gjitha kompeticionet.
– Në 8 nga 10 ndeshjet e fundit që Valencia ka luajtur në Kupën e Mbretit, janë realizuar mbi 2.5 gola për takim.

Më shumë nga Futboll