Kampionati Shqiptar

Kupa e Shqipërisë, ja çerekfinalistët e kompeticionit

U luajtën 7 nga tetë ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Njëra prej tyre, Skënderbeu-Sopoti, është shtyrë disa ditë në kohë, për shkak se kuqebardhët do të sfidojnë nesër mbrëma, në “Elbasan Arena”, Sportingun e Lisbonës, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin H të Ligës së Europës.

U luajtën 7 nga tetë ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Njëra prej tyre, Skënderbeu-Sopoti, është shtyrë disa ditë në kohë, për shkak se kuqebardhët do të sfidojnë nesër mbrëma, në “Elbasan Arena”, Sportingun e Lisbonës, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin H të Ligës së Europës. Gjithsesi, duke ditur rezultatin e ndeshjes së parë mes kampionëve dhe librazhdasve, 1-1, si dhe pretendimet e të dyja palëve, nuk do mend për të thënë se Skënderbeu do të jetë në çerekfinale.

Partizani-Lushnja kryesore

Partizani-Lushnja 3-0, ndeshja e luajtur në kompelskin e ekipeve kombëtare në Kamëz

Për ta zyrtarizuar këtë, megjithatë, duhet pritur data 11 nëntor. Në ballafaqimet e tjera ka pasur pak histori, sepse gjithçka ishte vendosur në ndeshjet e para. Vetëm në Krujë e Shkodër adrenalina ka qenë në shkallën sipërore. Kjo për faktin se Laçi dhe Vllaznia, respektivisht, kishin barazuar pa gola në Ballsh dhe Fier. Së këndejmi, gjithçka niste nga “zero” ditën e sotme. Në këto dy stadiume (Vllaznia ka luajtur në “Reshit Rusi”) ka pasur luftë të fortë sportive, si dhe rezultate të ngushta.

Tirana-Kastrioti per kupe

Nga ndeshja Tirana-Kastrioti 2-1

Mes drithërimash është kualifikuar fituesi në fuqi i Kupës së Shqipërisë, Laçi, duke mundur 3-2 Bylisin. Heroi i kurbinasve ka qenë nigeriani Xhejms, me tripletën e tij personale. Vllaznia ka vuajtur jo pak me fierakët e Kategorisë së Parë. Rezultati 2-1 ka ardhur me “zemër në dorë” për kuqeblutë, sepse Apolonia nuk ka toleruar, por ka dëshmuar potencialin e saj të vërtetë. Fitore pa sforcim kanë arritur edhe skuadrat e tjera të Superiores në fushat e tyre, edhe pse kanë aktivizuar mjaft lojtarë stoli. Tirana, Kukësi, Flamurtari, Teuta dhe Partizani janë çerekfinalistët e tjerë të këtij kompeticioni, veç shkodranëve dhe kurbinasve.

Partizani-Lushnja ne Kamez

Partizani ka luajtur ndaj Lushnjës në kupë, por mendjen e ka te sfida e fundjavën me Laçin

Sikurse dihet, skema e përplasjeve është e paracaktuar, ndërsa short do të ketë vetëm në përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste, ndëmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Finalja e këtij kompeticioni do të luhet më 25 maj 2016, në një stadium që do të përcaktohet nga FSHF-ja dhe varet nga skuadrat finaliste. Turi i tretë eliminator, ose çerekfinalet, do të luhet në datat 3 dhe 17 shkurt të vitit të ardhshëm. Edhe këtu, skuadrat e kualifikuara do të luajnë ndeshje me sistemin vajtje-ardhje.

 

Kupa e Shqipërisë
Turi i dytë, ndeshjet e kthimit
Grupi A
PARTIZANI-LUSHNJA 2-0
Golat: Ismailaj 4’, Morini 42’

LAÇI-BYLISI 3-2
Golat: Xhejms 8’, 47’ (pen), 61’ / Buljan 39’ (aut), Asani 42’

VLLAZNIA-APOLONIA 2-1
Golat: Kalaja 28′, Martinez 36’ / Nako 55’

SKËNDERBEU- SOPOTI (e shtyrë)

 

Grupi B
KUKËSI-ILIRIA 2-1
Golat: Musolli 18’, Lima 58’/ Myrtaj 88’

TIRANA-KASTRIOTI 2-1
Golat: G.Lika 11’, Halili 53′ (pen) / Leka 79’

FLAMURTARI-TËRBUNI 5-0
Golat: Shehaj 37’, 40’, 60’, Morina 76’, Bregu 88’

TEUTA-KAMZA 3-0
Golat: Lukiç 36’, Hoxha 67’, Hodo 78’

 

 

Tabela e plotë e turit të dytë kualifikues

Rez.total SKËNDERBEU …….. SOPOTI
Vajtje Sopoti 1 – 1 Skënderbeu
Kthim Skënderbeu 11 nëntor Sopoti
Rez.total PARTIZANI 6 – 1 LUSHNJA
Vajtje Lushnja 1 – 3 Partizani
Kthim Partizani 3 – 0 Lushnja
Rez.total LAÇI 3 – 2 BYLIS
Vajtje Bylis 0 – 0 Laçi
Kthim Laçi 3 – 2 Bylis
Rez.total KUKËSI 8 – 1 ILIRIA
Vajtje Iliria 0 – 5 Kukësi
Kthim Kukësi 3 – 1 Iliria
Rez.total TIRANA 7 – 2 KASTRIOTI
Vajtje Kastrioti 1 – 5 Tirana
Kthim Tirana 2 – 1 Kastrioti
Rez.total FLAMURTARI 6 – 0 TËRBUNI
Vajtje Tërbuni 0 – 1 Flamurtari
Kthim Flamurtari 5 – 0 Tërbuni
Rez.total TEUTA 4 – 0 KAMZA
Vajtje Kamza 0 – 1 Teuta
Kthim Teuta 3 – 0 Kamza
Rez.total VLLAZNIA 2 – 1 APOLONIA
Vajtje Apolonia 0 – 0 Vllaznia
Kthim Vllaznia 2 – 1 Apolonia

 

 

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë
(3 dhe 17 shkurt 2016)
Grupi A
VLLAZNIA – SKENDERBEU (SOPOTI)
LAÇI – PARTIZANI

 

Grupi B
TEUTA-KUKESI
FLAMURTARI-TIRANA

[total-poll id=105955]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar