Kupa e Shqipërisë, ja çiftet gjysmëfinaliste për meshkuj e femra

18 Dhjetor 2018
16:02
Telesport
back button

Pas përfundimit të fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj dhe femra janë përcaktuar çifttet gjysmëfinaliste të këtij eventi. Në gjysmëfinale janë kualifikuar dy skuadrat e para të çdo grupi dhe sipas formulës këto janë përballjet e ardhshme: Partizani-Tirana e Erzeni-Vllaznia për meshkuj si dhe Mirdita-Tirana e Barleti Volley-Partizani për femra (këto janë çiftet gjysmëfinaliste).

Ndeshjet gjysmëfinaliste pritet të luhen në fund të marsit të vitit të ardhshëm, në përfundim të fazës së dytë të kampionatit dhe para fazës finale të play off-it edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këto data. Në të dyja kategoritë janë kualifikuar ekipet më të mira në përfundim të fazës së parë të kampionatit, çka e bën mjaft interesante edhe betejën për Kupën e Shqipërisë.

Gjysmëfinale – Meshkuj

Partizani – Tirana

Erzeni – Vllaznia

Gjysmëfinale – Femra

Mirdita – Tirana

Barleti Volley – Partizani

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit