Connect with us

Kampionati Shqiptar

Kupa e Shqipërisë, ja duelet e nxehta çerekfinale

U luajtën sot ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, turi I dytë, duke u përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste.

U luajtën sot ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, turi i dytë, duke u përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste. Mbetet jashtë këtij kompeticioni Partizani, që u eliminua nga lezhjanët e Kategorisë së Parë. Një turpërim për Starovën dhe të tijtë, që marrin një goditje të rëndë në mes të sezonit futbollistik. Tashmë, “demave” u mbetet të fokusohen vetëm në kampionat, ku titulli kampion bëhet “me detyrim-përcaktim”, edhe pse nuk do të jetë e lehtë të kthehet në kampin e kuq, ku mungon prej vitit 1993. Në çerekfinale janë të gjitha skuadra të Superiores, përjashto Besëlidhjen, që përbën një surprizë të madhe. Sipas skemës së paracaktuar nga FSHF-ja, ballafaqimet e turit tjetër të kësaj gare kombëtare janë të ethshme, të paparashikueshme, ku spikat mbi të gjitha Tirana-Kukësi.

skenderbeu-apolonia

Verilindorët janë fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë dhe do ta diskutojnë mbrojtjen e kësaj kurore me bardheblutë, më të titulluarit në futbollin shqiptar. Ndërkohë, Skënderbeu kampion përplaset me kurbinasit, që në emra nuk janë shumë mirë, por duke ditur të shkuarën e afërt mes këtyre dy skuadrave, gjithçka mund të ndodhë. Flamurtari duket më i favorizuari në raundin tjetër, por nëse sheh se çfarë pësuan 15 herë kampionët e vendit, nuk duhet të fërkojë duart, se do të ketë rival Besëlidhjen. Aq më tepër që dihen problemet financiare dhe dënimet e pritshme nga FSHF-ja për bregdetarët kuqezinj, që mund të zhbëhen fare si grup.

 

 

Kupa e Shqipërisë, ja duelet çerekfinale
Grupi A
TIRANA-KUKËSI
LAÇI- SKËNDERBEU

 

 

Grupi B
BESËLIDHJA-FLAMURTARI
TEUTA-VLLAZNIA

Më shumë nga Kampionati Shqiptar