Mix Vendi

Kupa e Shqipërisë në mundje, triumf i dyfishtë i Tiranës

Në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet (pranë Tirana Olimpik Park) u zhvillua Kupa e Shqipërisë në sportin e mundjes, me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë nga e gjithë Shqipëria. Në këtë aktivitet të organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes morën pjesë ekipet e Tiranës, Burrelit, Tomorit, Besëlidhjes, Kukësit, Vllaznisë, Teutës, Tërbunit, Gollobordës, Kamzës e Korabit. Një turne me mjaft sfida interesante e rivalitet edhe pse në tapet, dominimi i mundësve të Tiranës ishte i madh, duke triumfuar në të dyja stilet.

Në stilin greko-romak, skuadra e Tiranës u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë duke grumbulluar 195 pikë, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit Tomori me 140 pikë dhe në të tretin Besëlidhja me 65 pikë. Ndërsa në stolin e lirë, skuadra e Tiranës u shpall fituese me 220 pikë, shkëputur ndjeshëm nga Teuta me 130 pikë (e dyta) dhe Kukësi me 95 pikë, i treti. Ky sukses i mundësve bardheblu është edhe meritë e trajnerëve Leonard Çakmashi dhe Altin Bulku.

Më shumë nga Mix Vendi