Sporte Mix

Kupa e Shqipërisë në not, dalin kampionët e ditës së parë

Kanë nisur sot paradite në kryeqytet, në pishinën 50-metërshe pranë “Aquadrom”, garat e Kupës së Shqipërisë në sportin e notit. Një aktivitet që organizohet nga Federata Shqiptare e Notit dhe ku marrin pjesë notarët më të mirë në vend

Kanë nisur sot paradite në kryeqytet, në pishinën 50-metërshe pranë “Aquadrom”, garat e Kupës së Shqipërisë në sportin e notit. Një aktivitet që organizohet nga Federata Shqiptare e Notit dhe ku marrin pjesë notarët më të mirë në vend. Pjesëmarrja në ditën e parë ka qenë relativisht e vogël, kjo kushtëzuar edhe nga temperaturat e larta në Tiranë, ndërkohë që turneu do të vijojë edhe nesër.

noti 1

Nga garat e kombëtarit të notit në kryeqytet

Sot janë zhvilluar garat e para, ku ra në sy notarja e ekipit Stela, Nikol Merizaj, që triumfoi në dy gara: 50 dhe 200 metra stil i lirë. Një rivalitet i fortë mes notarëve që vijnë nga ekipe të ndryshme, ndërkohë që nesër do të shpallen ekipet fituese, në të dyja kategoritë.

 

DisiplinaSportistjaSkuadraKoha
50m stil i lirëNikol MerizajStela28"89
200m shpinëSonja kapedaniNobis2'46"59
200m miksKejsi DelliTirana2'55"75
200m stil i lirëNikol MerizajStela2'19"25
4x100m miksStela5'23"09
50m bretkosëKejt MustafajWilson39"62
100m stil i lirëNikol MerizajStela1'01"78
200m delfinFabiola GjokaTeuta3'21"43
400m miksSonja KapedaniNobis5'57"10
800m stil i lirëArsida DervishiNobis10'49"43
400m stil i lirëFabiola GjokaTeuta5'47"59
100m bretkosëSonja KapedaniNobis1'27"41
200m bretkosëSonja KapedaniNobis3'07"97
100m delfinNikol MerizajStela1'11"56
1500m stil i lirëNikol MerizajStela19'31"65 (JG)
1500m stil i lirëArsinda DervishiNobis20'53"69
4x200m stil i lirëStela10'26"70
50m shpinëAleksia NeziriTirana33"61
50m delfinKerolajn KolaStela34"12
100m shpinëEsli HoxhajStela1'18"03

Ky aktivitet do të shërbejë edhe si një test i mirë për notarët shqiptarë që do të marrin pjesë javën e ardhshme në garat e Kampionatit Botëror në Notit. Turneu zhvillohet në Kazan të Rusisë më datat 24 korrik-9 gusht. Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen me Klavio Meça, Sidni Hoxha, Noel Borshi dhe Nikol Merizaj.

 

DisiplinaSportistiSkuadraKoha
50m delfinAndi MaraTirana28"40
100m shpinëDhimitër NoçkaTeuta1'08"28
200m miksBinald MahmutiTirana2'23"10
400m stil i lirëKlavio MeçaUSA4'19"88
4x100m stil i lirëTeuta3'56"50
200m stil i lirëKlavio MeçaUSA2'01"25
100m delfinJohan CekaTeuta1'03"03
50m bretkosëEgi PajoTeuta32"25
400m miksBinald MahmutiTirana4'59"21
50m shpinëEno BazeTirana31"18
100m stil i lirëSidni HoxhaTDS50"58
800m stil i lirëKlavio MeçaUSA8'58"18
50m stil i lirëEduart CaneNobis25"34
100m bretkosëDeni BaholliStela1'11"83
100m shpinëDhimitër NoçkaTeuta1'08"28
200m delfinSpiro GogaTeuta2'26"25
200m shpinëVasil LavdanitiNobis2'27"50
200m miksBinald MahmutiTirana2'23"10
400m miksBinald mahmutiTirana4'59"21
200m bretkosëDeni BaholliStela2'35"28
4x200m stil i lirëTeuta8'42"43
not

Notari Klavio Meça

[total-poll id=55360]

Më shumë nga Sporte Mix