Mix Vendi

Kupa e Shqipërisë në peshëngritje, ja fituesit e 2018-ës

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet u zhvillua Kupa e Shqipërisë në sportin e peshëngritjes, aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes, turneu i parë i epikës “Masllavica” në krye të sportit të shtangës. Në këtë aktivitet morën pjesë sportistët më të mirë në vend dhe ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e madhe e sportisteve femra, që konkurruan thuajse në çdo peshë. Në total morën pjesë 21 skuadra, 15 për meshkuj dhe 6 për femra, që i dhanë jetë një rivaliteti të madh në pedanë dhe jashtë saj.

Në total ishte 108 pjesëmarrës në këtë turne, nga të cilat 40 prej tyre ishin femra. Një aktivitet ku nuk pati rekorde kombëtare dhe që më së shumti mbajti në garë e formë peshëngritësit, që nuk do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” (janë pezulluar dy vjet nga KOKSH në çdo veprimtari olimpike). Gjithsesi, rivaliteti ishte i kënaqshëm dhe peshëngritësit dhanë maksimumin në pedanë. Sportisti më i mirë i Kupës së Shqipërisë u shpall peshëngritësi i Tiranës, Briken Calja.

Fitueset e Kupës së Shqipërisë – Femra

Pesha 48kg, Ana Jovani (Skënderbeu)             122kg (dygarësh)

Pesha 53kg, Shqiponja Brahja (Teuta)              145kg (dygarësh)

Pesha 58kg, Anxhela Vogli (Elbasani)               120kg (dygarësh)

Pesha 63kg, Sheriana Ruci (Tirana)                   175 kg (dygarësh)

Pesha 69kg, Elona Allmuça (Partizani)              121kg (dygarësh)

Pesha 75kg, Arjeta Rade (Teuta)                       145kg (dygarësh)

Pesha 90kg, Lirije Pasqyli (Partizani)                73kg (dygarësh)

Pesha +90kg, Besiana Kollozi (Tirana)              90kg (dygarësh)

Fituesit e Kupës së Shqipërisë – meshkuj

Pesha 56kg, Laert Mere (Skënderbeu)             169kg (dygarësh)

Pesha 62kg, Elson Ismailaj (Skënderbeu)         237kg (dygarësh)

Pesha 69kg, Arbër Çerçizi (Apolonia)               271kg (dygarësh)

Pesha 77kg, Briken Calja (Tirana)                      319kg (dygarësh)

Pesha 85kg, Daniel Godelli (Tirana)                  332kg (dygarësh)

Pesha 94kg, Ermand Tabaku (Tirana)                330kg (dygarësh)

Pesha 105kg, Endri Karina (Elbasani)                300kg (dygarësh)

Pesha +105kg, Edison Elmazi (Flamurtari)       310kg (dygarësh)

Më shumë nga Mix Vendi