Volejboll

Kupa e Shqipërisë, nisin eliminatoret e meshkujve, femrat shtyhen dy javë

Do të nisin nesër ndeshjet eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, që do të luhen në Tiranë dhe Durës. Ndeshjet e Grupit A do të luhen në Tiranë më datat 8-10 dhjetor dhe në “Fahrie Hoti” do të zbresin ekipet e Vllaznisë, Tiranës, Farka Volley dhe Elbasanit. Ndërsa ndeshjet e Grupit B do të luhen në Durrës, ku janë 5 ekipe: Teuta, Partizani, Vllaznia, Studenti dhe Erzeni, grup ku rivaliteti është më i madh.

Takimet e Grupit B do të nisin këtë fundjavë (më datën 9) dhe do të vijojnë edhe fundjavën tjetër (15-17 dhjetor). Ndeshjet eliminatore të Kupës së Shqipërisë për femra, që u shtynë për shkak të kushteve të vështira atmosferike të javës së kaluar (përmbytjet), do të luhen më datat 15-17 dhjetor. FSHV-ja ka vendosur që ndeshjet në grupe për femra të luhen në Tiranë.

Më shumë nga Volejboll